Doshi-Frroku-Ndreu hiqen nga 
grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA
     

Doshi-Frroku-Ndreu hiqen nga <br />grupi i miqësisë Shqipëri-SHBA<br /> 

 

 
TIRANE - Pas refuzimit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për listën me emrat e grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë-SHBA,vjen dhe zgjidhja.
 
Në faqen online të Parlamentit është publikuar lista e re me 36 anëtarët e këtij grupi miqësie. Nga ky grup janë hequr emrat e tre deputetëve të cilët janë: Tom Doshi, Mark Frroku dhe Pjerin Ndreu. Tre deputetë të tjerë nga LSI janë zëvendësuar. 

Deputetët e zëvendësuar janë Shkëlqim Selami, Luan Duzha dhe Gjovalin Kadeli. Në vend të tyre u futën Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Kejdi Mehmetaj.

Ky grup kryesohet nga Pandeli Majko. Po ashtu, emri i Tom Doshit është hequr si kryetar i grupit të miqësisë Shqipëri-Australi dhe është zëvëndësuar nga ai i Ervin Bushatit. 
 



Grupi i miqësisë SHQIPËRI – SHBA (lista e re)
Pandeli Majko - Kryetar
Agron Duka
Albana Vokshi
Aldo Bumçi
Alfred Peza
Anastas Angjeli
Arben Imami
Artur Bushi    
Dashmir Peza
Eduard Selami
Eduart Bejko
Ervin Koçi
Fatmir Mediu
Fidel Ylli
Flamur Noka
Gerti Bogdani
Halim Kosova
Helidon Bushati
Kejdi Mehmetaj
Keltis Kruja
Kozma Dashi
Liljana Elmazi
Mesila Doda
Monika Kryemadhi
Myqerem Tafaj
Olta Xhaçka
Rakip Suli      
Robert Bitri
Roland Keta
Sherefedin Shehu
Taulant Balla
Valentina Leskaj
Vangjel Dule
Vangjel Tavo
Vasilika Hysi
Ylli Shehu

Ndreu: S'jam në dijeni të listës, i paster si kristali (Status në rrjetin social Facebook)
Nje informacion mediatik ben fjale per heqjen e emrit tim nga lista e miqesise Shqiperi-Amerike ! E para une nuk di te kem qene pjese e lsites se miqesise Shiperi -SHBA se nuk ma ka thene asnjeri deri me sot. E dyta, edhe nese kam qene dhe jam heqe nuk besoj se eshte rekomandim i ambasades amerikane., por nje loje qe dikush e luan dhe perdor dhe emrin tim. Nuk besoj se ambasada amerikane ka rene ne kurthin e dizinformacioneve te plitikes shqiptare ! E treta, Nuk jam pjese e as nuk kam per te qene kurre as une e as familja ime e asnje inkriminimi. Askush nuk me perbalt dot. Une jam Pjerin Ndreu i paster si kristali !
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara