"Doshi" Meta: Dorëheqja ime
do të ishte veprim i pandershëm

do të ishte veprim i pandershëm">
TIRANE - “Dorëheqja ime do të ishte veprimi më i papërgjegjshëm,”- kështu ka thënë kreu i Kuvendit i ftuar në emisionin “Opinion” ku ka folur për situatën aktuale në vend të krijuar pas akuzave të Tom Doshit për atentat. Meta ka thënë se akuzat Doshi i ka bërë në një moment që përputhej pikërisht me largimin e tij nga Partia Socialiste dhe se tashmë Doshi është një deputet i opozitës dhe njëkohësisht guri më i fortë i PD për momentin.

Meta ka pranuar se ka pasur dijeni për atentatin ndaj Doshit pasi kishte qenë ky i fundit që i kishte treguar jo vetëm Metës por edhe të tjerëve për këtë çështje.

“Unë Doshin nuk e kam pasur mik të mirë, e kam pasur thjesht një koleg dhe më ka shqetësuar fakti që ndaj një deputeti të Kuvendit po bëhej një atentat,” – ka thënë Meta referuar lidhjes së tij me deputetin Tom Doshi.

Edhe në këtë rast sipas Metës emri i tij është përdorur nga Berisha për të krijuar destabilitetin në vend. Pyetjes se si ka vepruar drejtësia në këtë rast, Meta iu përgjigj duke thënë se tashmë organet hetuese i kanë bërë të gjitha hetimet dhe ka rezultuar se asnjëherë nuk ka pasur një rrezik dhe asnjë atentat.

Pjesë nga intervista e Ilir Metës në “Opinion”

Është hera e parë që një politikan e një niveli kaq të lartë akuzohet nga dy deputet. Si jeni përfshirë ju në historinë e porositjes së vrasjes së Doshit dhe Mhill Fufit?
Kam vetëm një pyetjeve nëse me lejoni?

Mund ta bëni me shumë kënaqësi.
Kur është bërë kjo deklaratë?

Në momentin e përjashtimit të Doshit nga Grupi i PS së
Për drejtoreshat e Doganave dhe Tatimeve?

Ju po e lidhni deklaratën e Tom Doshit me largimin e tij?
Po patjetër. I bëra këto dy pyetje për të bërë të qartë që kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik. Të bëra kur një deputet përjashtohet nga Partia Socialiste, pas deklaratave të bëra për Tatimet dhe Doganat. Për historinë e para gjashtë muajve unë i kam bërë të qarta deklaratave dhe më rezulton se i vetmi person që ka bllokuar hetimet ka qenë vetë zoti Doshi. Nuk më kanë kërkuar akuzë thotë deputeti Doshi. Është deputeti më i shquar i opozitës. Pika e referencës e Doktorit.

Ka ardhur Tom Doshi dhe ju ka kërkuar që të sqaroni pozicionin tuaj?
Nuk më ka ardh fare Tom Doshi sepse nuk kishte arsye pse të vinte. E kam marrë vesh rastësist nga një person i njohur nga të dy.

Cili ishte?
Nuk ka rëndësi. Është bërë dëshmia në prokurori. Nuk më pëlqen
nëpër gojë njerëz. Dhe më ka thënë që shiko se është ky shqetësim sepse kanë dash me vra Tomën dhe çështje kjo histori… ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Berishës, Kuliçi, një Eugen Beçi, një Toni Toni dhe këta kanë përmendur emrin tënd si alibi. Edhe jam habitur me këtë gjë dhe menjëherë e kam marrë në tel Tomën i cili e ka pas telefonin të mbyllur atë ditë. Më pas kam marrë Mark Frokun.

Kur ka ndodhur kjo?
Kjo ka ndodhur nga mesi i shtatorit, nuk e mbaj mend mirë. Dhe tani kemi video me veshje stinore.

Ju e keni parë?
Jo, por më ka treguar kaq shumë Spartaku sa më ka lodhur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma