TIRANE - Partia Demokratike ka përpiluar tashmë një skenar protestash, të cilat kanë në fokus kërkesën për shkarkimin e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Çështja “Doshi” bëhet kauza më e re e demokratëve të cilët të enjten e ardhshme në datën 12 Mars, do të nisin protestat.
Burime për A1 Report THANë se Partia Demokratike do të nisë nga e enjtja e ardhshme protestat kundër qevverisë dhe kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta.Vendimi i PD është marrë në mbledhjen e thirrur nga Basha me kryetarët e degëve në rrethe, deputetët si dhe kryesinë e partisë.
Pas përfundimit të mbledhjes asnjë nga të pranishmit nuk ka pranuar që të prononcohet për mediat.
Ndërkohë që Burime për A1 Report THANë se strukturat e PD, degët në rrethe, kryesia dhe grupi parlamentar kërkuan sot mbajtjen të enjten me 12 mars një proteste masive në Tirane për të nxitur dekriminalizimin, deri në largimin e Ilir Metës nga detyra pas akuzave që bëhen ndaj tij për porositjen e vrasjes se dy deputeteve. Protesta do të bëhet edhe kundër pasigurisë së madhe në vend, kundër kriminalitetit, tritolit e atentateve qe kane cenuar sigurinë e jetës. Protesta do të jete dhe zëri i qytetareve kundër varfërisë, papunësisë e padrejtësive të përditshme të qeverisë, sidomos me faturimin abuziv te energjisë qe po krijon drama sociale.
Gjatë seancës së sotme demokratët shmangën mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të çuar më tej në votim mocionin për shkarkimin e Metës, duke këmbëngulur për dorëheqjen e tij, në kushtet kur nuk kanë 71 votat.
PD duke iu referuar deklaratave të deputetit Tom Doshi, se kryetari i Kuvendit ka dashur ta vrasë kërkon dorëheqjen e Metës, me arsyetimin se ai duhet të dalë para drejtësisë.
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Në 12 Mars aksion kundër Metës">