"Doshi", PD braktis Ligjet: S'ka
normalitet pa dorëheqjen e Metës

normalitet pa dorëheqjen e Metës">
TIRANË - Opozita i është përmbajtur urdhërit të kreut të opozitës Basha për të mos lejuar zhvillimin e rregullt të punimeve të Kuvendit. Deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve kanë kundërshtuar dje zhvillimin e punimeve të komisionit, duke kërkuar më parë dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta. Duke e konsideruar gjendjen në vend si të pasigurt, demokratët kanë replikuar fort me deputetët e mazhorancës lidhur me akuzat e bëra në drejtim të kryeparlamentarit Meta nga deputeti Tom Doshi.

Pavarësisht se në rendin e ditës ishte përcaktuar që ditën e djeshme të diskutoheshin dy projektligjet për hapjen e dosjeve, sipas propozimeve të shoqërisë civile dhe sipas qeverisë, demokratët kanë kërkuar që të ndërpritet çdo punim dhe të sigurohet jeta e deputetëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeparlamentarit Meta, duke e quajtur edhe vrasës. Duke i marrë për të mirëqena deklaratat e bëra publike nga ish-deputeti socialist Tom Doshi, lidhur me një atentat të mundshëm që ishte projektuar të bëhej ndaj tij dhe deputetit të PD Mhill Fufi, Ristani e konsideroi të pasigurt zhvillimin e komisionit për aq kohë sa Meta mund të lëviz korideoreve.

“Z.Xhafaj ju kërkoj të ndaloni zhvillimin normal të këtij komisioni. Nuk mund t’i anashkalojmë dhe të bëjmë sikur nuk i kemi dëgjuar deklaratat e bëra publike nga një deputet i cili sqaron se kryetari i Kuvendit ka urdhëruar vrasjen e tij dhe të një tjetër deputeti të opozitës. Vrasës të tillë dhe njerëz të tillë na bëjnë që të mendojmë që ndoshta edhe nën karriget tona mund të vendosen lëndë eksplozive. Ky vrasës i akuzuar nuk na lë të punojmë të lirë një i akuzuar për dy vrasje që vërtitet vërdallë këtyre korridoreve”, deklaroi deputeti demokrat, Arben Ristani.

Të njëjtën linjë akuzash ndaj kryeparlamentarit Meta kanë mbajtur edhe deputetët e tjerë demokrat, Eduard Halimi dhe Oerd Bylykbashi. Demokratët kërkuar dorëheqjen e Metës dhe daljen e tij përpara drejtësisë, duke sqaruar se me situatën e krijuar të gjithë qytetarët ndihen të frikësuar për shkak të destabilitetit të krijuar në vend. Pas qëndrimeve të mbajtura, opozita ka braktisur mbledhjen.

Qëndrimi
Pavarësisht provokimeve të vazhdueshme nga deputetët e opozitës, mazhoranca ka kërkuar vijimin e komisionit me rendin e ditës. Në fjalën e tij kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj nuk kurseu akuzat në drejtim të demokratëve sa i takon vrasjeve të 21 janarit. Ndërkohë që deputeti Spartak Braho, njëkohësisht kryetari i Komisionit të Sigurisë, ka kujtuar për demokratët se dëshmimtari i pretenduar i Doshit ka folur dhe ka rrëzuar poshtë pretendimet e deputetit për përfshirjen e Metës. “Memeci foli. Asgjë nga ato që pretendoheshin nuk ishin të vërteta. Sa për mocionin e shkarkimit të Metës, flasim në seancë”, deklaroi Braho.

Debatet në Komisionin e Ligjeve
Bylykbashi: Kemi prapësinë për të vrarë dy deputetë nga kreu i Kuvendit. Kemi kërkuar mocion për shkarkim të Metës. Ky parlament s’mund t’i shmanget një përgjegjësie kaq të madhe. Faktet që po dalin tregojnë qartë se sa thellë është zhytur vendi. Parlamenti mos funksionojë derisa Meta të përgjigjet para drejtësisë.
 
Xhafaj: Mbi ju rëndojnë 4 të vrarë
 
Ristani: Jemi të shokuar. Nuk mund të ketë zhvillim normal në Kuvend. Është një i akuzuar për dy vrasje që është në Kuvend. Nuk mund të vazhdohet.
 
Braho: Kush iu ka thënë ju që Ilir Meta do vriste dy deputetë? Ju s’keni pse jepni asnjë përgjigje.

Ristani: Kolegu ynë i Komisionit, zoti Doshi ka deklaruar.
 
Braho: Votëbesimi i Metës do trajtohet me kujdes

Halimi: Komisioni duhet të mbajë qëndrim. Dy deputetë të komisionit janë tentuar te vriten. Doni të vazhdoni të diskutoni për krimet e para shumë vitesh ne e kemi krimin aktual. Të shqyrtohet kërkesa për mocionin e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit, të ndërpritet rendi i ditës

Ristani: Nuk punohet me këtë gjendje

Silva Caka: Akuzat nuk vërtetohen në komisionin e Ligjeve. Ju nuk e keni besuar në fillim Doshin pse e besoni sot? Ju nuk e quani sot kryeprokurorin “lavire bulevardi”

Strazimiri: Është cenuar paprekshmëria e deputetit. Po flasim për rënien e kushtetutës. Mund të jetë më i ziu në këtë bote por nuk meriton t’i vihet tritol makinës. Ju po talleni me viktimat e 21 janarit

Xhafa: Zoti Halimi nuk e ka mbyllur ende komisionin hetimor

Strazimiri: Zoti Xhafa mos bëj sikur nuk ke frikë. Bëhu sot me ne

Xhafa: Vetëm me ju nuk bëhem

Redaksia Online
(Gre/MA.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron