Doshi, seancë e jashtëzakonshme 
Ja çfarë ndodhi sot në Parlament

Doshi, seancë e jashtëzakonshme <br />Ja çfarë ndodhi sot në Parlament
TIRANE - Ishte paralajmëruar një seancë e tensionuar. Ngjarjet e javës së fundit, ku janë artikuluar akuza të forta, jo vetëm politike, u reflektuan në sallën e Parlamentit. Që në fillim opozita e djathtë bllokoi foltoren e Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, pas deklaratës së deputetit Tom Doshi se Ilir Meta është porositësi për vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Gjatë gjithë kohës të djathtët mbajtën ndezur sallën duke u përpjekur të mos lejonin vijimin normal të seancës.

Peshën kryesore të reagimit opozitar e mbajti ish-kryeministri Berisha i cili ka preferuar që komunikimin ta ketë të drejtpërdrejtë me kryetarin e Kuvendit, i cili u kujdes disa herë t’i kujtonte moshën dhe u kërkoi te deputetëve opozitar të kujdeseshin, siç thotë ai për “doktorin”.

Madje mes batutash kryetari i Kuvendi tha se ka dhe një arsye pse nuk jep dorëheqjen. "S’mund të jap dorëheqjen se nuk vjen me kush që t’i japë fjalën sa herë të dojë doktorit", theksoi Meta. 

Seanca u ndoq me qetësi nga kryeministri Edi Rama i cili shpesh herë komunikonte me deputetët e shumicës, por edhe me të opozitës, i cili u kërkonte të ruanin qetësinë.

Kryeministri Rama dhe kabineti i tij kanë preferuar të mos ndërhyjnë në debatin e ashpër mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të Kuvendit. Demokratët e orientuan akuzën në drejtimin të kryetarit të Kuvendit dhe se sipas tyre në këtë histori duhet të japë përgjigje vetëm Ilir Meta.

Berisha-Ramës: Mos fol nga mbrapa ti, po të duash dil aty e fol kur të mbaroj. Mos ki merak se ty të ka rekrutuar tani me këtë lidhje dhe ti nuk del dot. Po ne kemi punë me Metën, ai është problemi se është i akuzuari për dy vrasje.

Ndërsa seance ishte e ndezur nga thirrjet e deputetëve të opozitës që i kërkonin kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, në sallë mungonte protagonisti kryesor i kësaj ngjarje, deputeti Tom Doshi nuk erdhi në sallën e Parlamentit i cili në të njëjtën kohë dëshmonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndërsa deputeti Mhill Fufi ishte pjesë e maratonës dhe e përpjekjes së demokratëve për të bllokuar vijimin normale të parlamentit. E në këto kushte kryetari i Kuvendit ka ndërprerë dy herë punimet e seancës plenare.

Në një seance të pazakontë fillimisht disa nga ambasadorët e akredituar në Tiranë kishin vendosur të ndiqnin punimet parlamentare. Me sa duket nuk ishte atmosfera që kishin paramenduar dhe u larguan.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron