Doshi sërish akuza: Ndryshime
në qeveri,ministrat të konsumua

Doshi sërish akuza: Ndryshime<br />në qeveri,ministrat të konsumua
TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi ka vijuar edhe ditën e sotme akuzat e tij ndaj qeverisë, dhe më kryesisht ndaj kabinetit të ministrat. Në përfundim të mbledhjes së radhës së Komisionit të Ligjeve, deputeti Doshi është shprehur se sipas tij, kjo qeveri, pjesë e së cilës është edhe ai, ka nevojë për ndryshime.

Sipas deputetit të mazhorancës, shumë ministra janë konsumuar, dhe për këtë fakt, ka nevojë për ndryshime në kabinetin qeveritar. Por ai ka shtuar se ky nuk është një problem i tij personal, por një problem i bazës së Partisë Socialiste, e cila kërkon ndryshime në qeveri.

Ndërsa lidhur me akuzat e tij të bëra ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, po ndaj qeverisë, Doshi është shprehur se ky ishte një gabim nga ana e kolegëve të tij që nxorrën informacionin e akuzave të tij në mbledhjen e grupit.

“Ka ardhur koha për ndryshime në qeveri. Kjo sepse shumë ministra janë konsumuar, dhe prandaj duhen ndërrruar. Ku
është shqetësim i bazës së PS dhe jo vetëm problemi im personal.  Kolegët bënë gabim që nxorrën këto gjëra nga mbledhja e grupit, e ditës së djeshme.” tha deputeti Tom Doshi

Ditën e djeshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Doshi është ankuar pasi sipas tij disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën. Doshi kërkoi që Rama të shkarkojë ata ministra që kanë performancë të dobët pune si dhe mungesë të theksuar bashkëpunimi. 

Mes ministrave të akuzuar nga Tom Doshi, për shembull, ministrja e Inovacionit Milena Harito që sipas deputetit socialist ndoshta edhe pse nuk ka asnjë lidhje me historinë politike të partisë (ka jetuar në Francë nga 1992 deri në 2013) ka punësuar në administratën publike persona të lidhur me Partinë Demokratike.

Dade: Lufta ndaj korrupsionit të nisë me Berishën jo nga kryebashkiakët socialistë
Edhe deputetja socialiste Arta Dade i është bashkuar zërave kritikë të grupit parlamentar socialist kundrejt ministrave. Në një prononcim për Vizion Plus, Dade tha se qeveria duhet të dëgjojë zërin e vërejtjet e deputetëve në mbledhjet e grupit.

Dade tha se lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga njeriu që ajo e cilëson simbol të korrupsionit në Shqipëri, Sali Berisha, dhe jo nga kryetarët socialistë të Bashkive.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës