TIRANE - Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë një mesazh nga deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi gjatë kohës që jepte intevistë në emisionin Top Story.

Përshëndetje Sokol. Pyete zotin Meta se si i shpjegon komunikimet e Spartak Brahos me Tonin e Kombinatit dhe Ymer Lalën që kanë dalë nga tabulatet telefonike, ndërkohë që para prokurorit ai ka thënë se nuk i njoh”, është mësazhi që Doshi ka dërguar në celularin e gazetarit Sokol Balla.

Kryeparlamentari Ilir Meta njëherësh kreu i LSI-së nuk e ka lënë pa përgjigje këtë mesazh teksa tha se për këtë cështje do të flasë drejtësia.

 “Unë them që të mos e ulim nivelin e emisionit në nivele banale pasi qëndrimi im është shumë i qartë. Çdo njeri që ka shkel ligjin të përgjigjet para ligjit. Qoftë Tom Doshi, qoftë Spartak Braho, qoftë cilido tjetër”, tha Meta.

Doshi pretendon se në historinë e atentatit të denoncuar nga vetë ai ka qenë i përfshirë edhe kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, njëherësh deputet i LSI-së i cili ka pasur kontakte me Fatjon Skënderin, personi që Doshi pretendon se ndërmjetësoi me Durim Bamin sipas tij i paguar nga Meta për ta vrarë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)