Doshi: Vrasësi rrëfeu porositësin
Didi e Tahiri e dinin dhe heshtën

Doshi: Vrasësi rrëfeu porositësin<br />Didi e Tahiri e dinin dhe heshtën
Pas vendimit të grupit të Partisë Socialiste për largimin e deputetit Tom Doshi, ky i fundit ka reaguar në faqen e tij në Facebook ku sqaron se përjashtimi i tij nga grupi nuk ishte i papritur pasi pas deklaratave të bëra në media, përjashtimi i tij ishte i pritshëm.
 
Në reagimin e tij Doshi sqaron se me këtë që bëri ai tashmë është kryelartë para të gjithë qytetarëve që e kanë votuar atë duke I dhënë besimin për zgjidhjen e problemeve që kanë.
 
Referuar kërkesës së kryeministrit Rama për të paraqitur prova rreth akuzave se atentati ndaj Doshit ishte bërë me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta, Doshi i përgjigjet se ai i ka dorëzuar të gjitha provat e tij në organet përkatëse por kanë qenë këto të fundit që nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë punën e tyre.

Doshi ka  thënë se është i zhgënjyer nga fshehja dhe mbulimi i atentatit ndaj tij para pesë muajsh, megjithatë të gjitha provat e atentatit ndaj tij në prokurori por kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e çështjes.
 
Më poshtë reagimi i plotë i Tom Doshit
 

Të nderuar qytetarë!Koleg deputet!
Për mua nuk ishte e papritur kjo që ndodhi. Ka kohë që unë jam në pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj. Ku na çon ky fakt? Në mbrojtjen e krimit. Kjo është Rilindja? Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informuar prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishte vetem heshtje dhe mbulim. E thërrita vetë Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund të më heqi guximin të përballem me këdo.
 
Sot, me kërkoi Edi Rama prova, në fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rendin e punëve, provat duhet ti gjeje shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri për të kryer krimin) i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.

Këto janë të vërtetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit në heshtje.

Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik. Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time. Un kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy.
 
Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve të mi që më besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, të zgjënjyer.
 
Unë nuk kam hyrë ne politike për ti ba lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra. Megjithatë unë për ju të nderuar bashkëqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur.

tom doshi ne facebook

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron