Një ditë pas vendimit përfundimtar të Gjykatës së Lartë për çështjen e dosjes së 21 janarit, nga qyteti i Fierit ka folur djali i njërës prej viktimave të kësaj tragjedie, djali i Faik Myrtaj.

Në një deklaratë për mediat, Renato ka deklaruar se ka prova të pakundërshtueshme për 21 janarin, prova të cilat janë jashtë shtetit.

Sipas këtij, këto prova kanë të bëjnë me disa filmime, të cilat ai i disponon dhe që shumë shpejt do i bëjë publike për të gjithë, pasi janë surprizë.

Dosja e 21 janarit është mbyllur pa gjyq fare. Të vrarë janë ata përsëri. Por nuk ka mbaruar gjithçka aty. Çdo gjë do të vijojë akoma më tutje. Gjykata mund të marrë çfarë do lloj vendimi, por unë e di shumë mirë që amanetet Saliu i kishte kopsitur tepër mirë përpara se të largohej. Nuk më surprizoi asnjë gjë. Ne e prisnim këtë vendim, madje prisnim që të mos shqetësoheshin fare. Sa për provat që unë disponoj, është mjaft e vërtetë. Ndodhen jashtë shtetit, janë tepër të sigurta, çështje ore e ditësh është. A na ka surprizuar politika shqiptare, gjykata, le ti surprizojmë edhe ne. Do dalin, pak durime  do dalin. Shpresoj që të hapim një proces gjyqësor, pasi nuk besoj se do të presim Reformën në Drejtësi” tha ai. 

Pas tre viteve Gjykata e lartë rrëzon Rekursin e Prokurorisë për dosjen e 21 Janarit. Tashmë ky proces konsiderohet i mbyllur në drejtësinë shqiptare dhe e vetmja hapësirë ligjore mbetet dërgimi i çështjes në Strasburg.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)