TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë, ka përfunduar procesin e pyetjes së 7 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për tenderin e reklamave të ministrisë së Mbrojtjes 1.2 milion euro. Që nga momenti kur kallëzimi është depozituar në prokurori nga ministrja Mimi Kodheli, dhe deri më sot, prokuroria ka marrë në pyetje shtetasit Mentor Beqa, nëndrejtorin e Qendrës së Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes Sokol Nezirajn, Nilka Sinën, shefen e logjistikës e QKMB, Shkëlqim Berisha, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse si dhe tre funksionarë të tjerë.
Në dëshminë e tyre këta persona kanë pohuar se procedurat e tenderit të reklamave kanë qënë standarte, ku fillimisht titullari i institucionit, që në këtë rast ka qënë Arben Imami, ka nxjerrë një urdhër për ngritjen e komisionit me qëllim zhvillimin e tenderit 1.2 milion euro për spotet promocinale të futjes së ushtrisë shqiptare në NATO. Sipas burimeve të prokurorisë, të gjithë anëtarët e këtij komisioni kanë pohuar thuajse të njëjtën gjë, lidhur me mënyrën zhvillimin të tenderit. Megjithatë, akuza thotë se pas këtyre dëshmive, do të vendosë edhe për fatin e këtij procedimi penal dhe të ish-ministrit Arben Imami.
Pozicioni i Imamit
Edhe pse organi i akuzës ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të ministrisë së Mbrojtjes, ende nuk është sqaruar pozicioni i ish-ministrit Arben Imami. Pritet që në ditët në vijim prokuroria të kryejë ballafaqimin e dëshmive me dokumentacionin e seskuestruar në ministrinë e Mbrojtjes. Nëse do arrihet të konstatohen elementë penale që mund të jenë kryer nga ish-ministri Imami atëherë dosja në ngarkim të tij, do ti kalojë për kopetencë Prokurorisë së Përgjithshme, pasi vetëm kjo e fundit ka autoritetin për marrjen në pyetje dhe ngritjen e akuzës ndaj një funksionari me imunitet.
Kallëzimi i ministrisë
Kallëzimi i ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ndaj Arben Imamit lidhet me shumat financiare që janë shpenzuar për spotet publicitare në televizione për Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një shumë 1.2 milion euro që është shpenzuar në këtë drejtim, duke përdorur argumentit e futjes së ushtrisë shqiptare në aleancën e madhe të NATO-s. Të gjitha spotet janë kryer duke pasqyruar arritjen e ushtrisë shqiptare, përfshirë këtu dhe futjen e saj në NATO.
Duke përdorur emrin e kësaj organizate politiko-ushtarake, zyratë të ministrisë së Mbrojtjes kanë abuzuar me fondet e spoteve televizive, ku në shumicën e rasteve, këto spote u janë dhënë për transmetim televizoneve qeveritare. Spoti është përgatitur nga kompania në pronësi të vëllait të Aleksandër Frangaj dhe më pas është transmetuar në tre televizione, mes tyre dhe Klan.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com