Dosja "Balili", Krimet e Rënda
regjistrojnë procedimin penalSkeda/Kush ėshtė Klement Balili

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda regjistron procedim penal ndaj Klement Balilit, i quajtur nga drejtesia greke si 'Eskobari i Ballkanit' pas dorëzimit të dosjes hetimore nga autoritetet greke nëpërmjet ministrisë së drejtësisë.

Burime nga Krimet e Rënda i thanë ReportTv se menjëherë ka nisur verifikimi i të dhënave të depozituara nga pala greke dhe sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e nxjerrjes së urdhër arrestit ndaj sih kreut të transporteve të Sarandës.

Prej më shumë se 3 muaj, Klement Balili është në kërkim policor nga autoritetet shqiptare për llogari të drejtësisë greke por ndalimi i tij nuk u arrit asnjëherë.

Burime sqaruan se në rast të ndalimit të Balilit në territorin shqiptar ai do hetohet për llogari të drejtësisë shqiptare dhe procedimit penal të regjistruar tashmë ndaj tij.

Kjo dhe për faktin se ai nuk mund të ekstradohet drejt Greqisë pasi ndërmjet Shqipërisë dhe autoriteteve greke nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Nga arratia nëpërmjet avokatit të tij grek, Balili në shtypin helen ka deklaruar se e gjithë akuza ndaj tij është një fabrikim me keqdashje politike dhe ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës.

Pavarësisht këtyre pretendimeve tashmë është Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila pritet të vlerësojë nëse do të shpallë apo jo urdhër arrestin për ish-zyrtarin shtetëror të dyshuar si të përfshirë në trafik dorge dhe konsideruar si “Eskobari Ballkanit”.

Balili është i dyshuar për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe të vënë në akuzë sëbashku me të janë dhe dy vëllezërit Xhevahir e Dhimitër Poti po nga Saranda. 

Për rastin e hetimeve dhe dosjes me mijëra faqe të autoriteteve greke ndaj Klement Balili ka reaguar dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili sqaron se procedura e dosjes sëbashku me përkthim e dërgim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka konsumuar 21 ditë dhe për të janë angazhuar 15 përkthyes.

Sipas Manjanit, dosja ka mbërritur pranë Ministrisë që ai drejton më 14 nëntor, po atë ditë i është përcjellë Krimeve të Rënda, është rikthyer dy ditë më pas më datë 16 nëntor për përkthim, e pas kësaj procedure më 6 dhjetor 2016 i është rikthyer e përkthyer në shqip organit të Prokurorisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe

Presidentja maqedonase vendos veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve sepse parashikonte përdorimin e gjuhës shqipe