Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë këtë të premte (10 prill) seanca për dosjen ‘Buka’. Gazetarja Keti Banushi bën me dije se shkak u bë mungesa e avokatëve të ish-zëndendës kryeministrit Arben Ahmetajt.
Biznesmeni Lirim Fezollari ishte dëshmitari i parë që shkoi në GJKKO, por do të paraqitet tashmë në seancën e radhës.
Ahmetaj po gjykohet në mungesë teksa Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve, që ai të mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës. Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 27 prill.
Në seancën e 11 shkurtit prokurori i çështjes Elvin Gogaj tha se Prokuroria e akuzon Ahmetajn se e ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate megjithëse ishte në dijeni.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











