U kap në itali për vrasjen e babë e bir, çfarë deklaroi në prokurori shoku i ngushtë i Gentian Beqirit /FOTO

Dhjetë ditë pasi prokuroria e Elbasanit ka lëshuar urdhër-arrestin për Etjen Canin, ky i fundit është kapur nga agjentët e Interpol Roma, në Rimini të Italisë. Cani kishte marë dijeni për kërkimin e tij dhe kishte filluar të kryente lëvizje të çuditshme. Interpol Roma, ka marë informacion nga një shqiptar për vendodhjen e Canit dhe menjëherë ka çuar disa agjentë për arrestimin e Canit. Pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri, ku do përballet me akuzat.

I riu akuzohet nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e “Vrasje në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtjapa leje të armëve luftarake”. Sipas dosjes së prokurorisë që “Shqiptarja.com” e disponon thuhet se Etjen Cani ka qënë shok i ngushtë me viktimën Gentian Beqiri të vrarë në 15 gusht 2012 në Elbasan. Nga dëshmitë që siguron “Shqiptarja.com” rezulton se të vetmit persona jashtë familjes që i hapej dera e apartamentit, ishte pikërisht Etjen Cani dhe Lorenc Skilja. Në mëngjesin e 15 gushtit 2012 Gentian Beqiri është qëlluar me tre plumba në kokë, teksa flinte në dhomën e gjumit në apartamentin e tij.

Etjen Cani

Ndërsa babai i tij është rrahur barbarisht me sende të forta gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë, plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi. Momentalisht në kërkim vijon të jetë Ervis Bardhi, për të cilin ka dyshime se ndodhet në Greqi. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është pyetur dhe i dyshuari kryesor i vrasjes Etjen Cani, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: “…Gentjanin e ka patur në lagje. Ata kanë patur shoqëri pasi gjyshja e tij njihej me nënën e Gentjanit.

Ai ka shkuar shpesh herë për ta takuar në shtëpi Gentjanin, pasi ai nuk dilte se ishte në “arrest shtëpie”. Gjatë kësaj kohe nuk vinin persona të tjerë për ta takuar Gentjanin, përveç familjarëvë të tij, pasi ai ruhej me policë. Policët rrinin në shesh pushimin e shkallëve ose poshtë tek hyrja e pallatit. Ata më njihnin dhe më linin të shkoja tek Gentjani pa problem. Në lidhje me ditën e ngjarjes ai deklaron se atë ditë ka qenë i shtrirë në divan në shtëpinë e tij, kur e ka marrë vesh nga televizori se ishte vrarë në shtëpinë e tij Gentjan Beqiri. Ai ka shkuar menjeherë aty tek shtëpia e Gentjanit, ku ka gjetur nënën e tij Behijen dhe ka parë se Gentjanin, po e nxirnin nga shtëpia me batanije të vdekur. Ai shpjegon se nuk ka dijeni se kush kanë qenë autorët e vrasjes”.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'