I.M spiun i ish-Sigurimit, prokuroria nuk filloi hetimet, Gjykata pranon ankimin e Metës dhe urdhëron: Të pyeten Filip Talo dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen me argumentin e Gjykatës. Gjykata thotë se prokuroria ka mbyllur një çështje pas hapur më parë ‘procedim penal’. Sipas Gjykatës për sa kohë që organi proçedues ka vlerësuar se duhet të kryente veprime hetimore për sqarimin e të dhënave të paraqitura në materialin kallëzues, nga ana e prokurorisë duhej të ishte regjistruar procedimi penal.

Gjykata e ka vënë theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit. Gjithashtu Gjykata urdhëron prokurorinë që të administrojë të gjithë praktikën administrative të ndjekur nga AIDSSH që nga momenti i vënies në dijeni/marrjes të e-mail anonim dhe në vijim. Gjykata kërkon edhe marren në pyetje të të gjithë anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.

“Të pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni në lidhje me rrethanat e hetimit: Gentiana Sula, Albert Nikolla, Altin Hoxha, Gjergj Marku, Skënder Vrioni dhe të çdo personi tjetër që është marrë me trajtimin e rastit konkret”, thotë gjykata.

Vetëm pasi të kryhen këto veprime - thekson Gjykata, mund të arrihet në konkluzion nëse në rastin konkret ka apo jo vepër penale. Partia e Lirisë e njoftoi paraditen e sotme vendimin e Gjykatës së Tiranës.  Avokati i Ilir Metës Genc Gjokutaj tha se Gjykata e Tiranës ja rikthen për hetim Prokurorisë të hetojë edhe një herë kallëzimin e Ilir Metës për Autoritetit e Dosjeve. Prokuroria i kishte mbyllur më herët hetimet duke vlerësuar se nuk kishte vepër penale, në publikimin e dosjes të spiunit I.M.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar ankimimin e bërë nga avokatin e Ilir Metës, Genc Gjokutaj lidhur me çështjen e Autoritetit të Dosjeve, një çështje skandaloze, ku gjykata pranon ankimin dhe rrëzon vendimin për mos fillimin e hetimeve lidhur me çështjen që Ilir Meta ngriti padi kundër Autoritetit të Dosjeve. Ky vendim është i rëndësishëm pasi vërteton çdo gjë që ne kemi bërë publike kur paraqitëm ankimimin dhe arsyet konkretë”, tha Petrit Vasili. “Ky vendim gjykate plus anës ligjore të procesit ka vendosur dhe na ka dhënë të drejtën e kallëzimit.”- thotë avokati Genc Gjoktuaj. 

Prokuroria e Tiranës refuzoi padinë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal. Sipas prokurorisë ekzistojnë rrethana të cilat nuk lejojnë regjistrimin e padisë së ish presidentit, pasi nuk ka vepër penale.

 

Pse e paditi Meta Autoritetin e Dosjeve: 

Ish-kreu i shtetit Ilir Meta kallëzoi penalisht për Gentiana Sulën, Albert Nikollën, Altin Hoxhën, Gjergj Markun dhe Skënder Vrionin me pretendimin se kanë falsifikuar dokumentet shtetërore, kanë bërë falsifikim kompjuterik, kanë falsifikuar vulat, stampat apo formularët, kanë shpërdoruar detyrën, kanë përhapur informata të rreme që ngjallin panik si dhe kanë zbuluar akte ose të dhëna sekrete.

Në kallëzimin drejtuar SPAK dhe prokurorisë së Tiranës, Meta kërkonte që të bëhet hetim i plotë, objektiv dhe i pavarur brenda një afati sa më të shpejtë.

Kjo përplasje e Metës me autoritetin e Dosjeve lindi pasi ky i fundit kishte depozituar një shkresë në Kuvend ku theksonte se ish presidenti dyshohej si spiun i ish sigurimit të shtetit.

Vendimi i gjykatës

 

Vendimi i gjykatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Çështja e I.M spiun, Gjykata rrëzon prokurorinë për padinë e Metës: Merrni në pyetje Filip Talon dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve

1670596095_Untitleddesign421068x6011.jpg

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi ka siguruar dosjen me argumentin e Gjykatës. Gjykata thotë se prokuroria ka mbyllur një çështje pas hapur më parë ‘procedim penal’. Sipas Gjykatës për sa kohë që organi proçedues ka vlerësuar se duhet të kryente veprime hetimore për sqarimin e të dhënave të paraqitura në materialin kallëzues, nga ana e prokurorisë duhej të ishte regjistruar procedimi penal.

“Nga ana e organit të akuzës nga njëra anë është vendosur mosfillimi i procedimit për kallëzimin penal të sipërcituar, dhe, nga ana tjetër janë kryer veprime hetimore pa u regjistruar procedimi penal. Gjykata vlerëson të theksoi se në rastin konkret organi i akuzës duhet të regjistronte procedimin penal dhe të kryente veprimet hetimore të domosdoshme për veprën penale konkrete. Qëllimi i legjislatorit në parashikimin e nenit 291 të Kodit të Procedurës ka qenë renditja në mënyrë shteruese e atyre rrethanave që nuk lejojnë fillimin e procedimit. Gjë që do të thotë se organi procedues duhet të mjaftohet vetëm mbi bazë aktesh dhe të shikoj prima facie nëse ekziston ndonjëri nga shkaqet e parashikuara në dispozitën ligjore të sipërcituar”, thuhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.

Gjykata e ka vënë theksin në vendimin e saj në faktin se pas regjistrimit të procedimit penal, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje Filip Talon, personin që është kallëzuar nga I. M në ish sigurimin e shtetit.

“Të thërrasë dhe të pyes shtetasin Filip Talo rreth marrëdhënies së tij dhe emrit me organet e ish-Sigurimit të Shtetit deri në fund të vitit 1990: i) Të pyetet rreth fakteve dhe ngjarjeve të ndodhura në harkun kohor 1989- 1990; ii) Të pyetet rreth pretendimeve të tij për personin/at, i cili/të cilët kanë dhënë informacion apo kanë denoncuar pranë organet e ish-Sigurimit të Shtetit shtetasin Filip Talo; iii) Në varësi të shpjegimeve dhe pretendimeve të tij të administrohet dosja personale për çdo person konkret që gjendet pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH”.

Gjithashtu Gjykata urdhëron prokurorinë që të administrojë të gjithë praktikën administrative të ndjekur nga AIDSSH që nga momenti i vënies në dijeni/marrjes të e-mail anonim dhe në vijim, duke përfshirë, por mos u kufizuar vetëm në dokumentacionin e thjeshtë, duke përfshirë çdo komunikim me shkresë apo në rrugë elektronike të shkëmbyer mes anëtarëve të AIDSSH; Procesverbalin/et ile mbledhjes/ve të Bordit të AIDSSH dhe vendimin/et marrë/a për efekt të këtij hetimi penal; iii) Çdo komunikim/informim/raportim të AIDSSH bërë pranë organeve të larta Shtetërore për efekt të këtij hetimi penal; iv) Procesverbal/et i/e tërheqjes së dosjes/ve për subjektin Filip Talo; Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit; vi) Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve, etj.

Në fund gjykata kërkon gjithashtu që të pyeten të gjithë anëtarët e Autoritetit të Dosjeve.

“Të pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni në lidhje me rrethanat e hetimit: Gentiana Sula, Albert Nikolla, Altin Hoxha, Gjergj Marku, Skënder Vrioni dhe të çdo personi tjetër që është marrë me trajtimin e rastit konkret”, thotë gjykata.

Vetëm pasi të kryhen këto veprime - thekson Gjykata, mund të arrihet në konkluzion nëse në rastin konkret ka apo jo vepër penale.

Vendimi i gjykatës

 

Vendimi i gjykatës
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TANGULI: 10/12/2022 09:20

    Si ka mundësi që një njeri si Ilir Metaj spiun , hajdut vazhdon në politik. Po prandaj vuan ky popull se lejon jashqitje si : Ilir Metaj , Salih Bajga kriminel hajdut, e qindra politikan hajdut nga të dy anët e kan lën ktë kodosh popull në mjerim të plot. E mir ja bëjn se ky kodosh popull nuk di të reagoj e vëndin plerave tua tregoi.

    Përgjigju
  • Gjykata e plepave: 10/12/2022 00:25

    Qe eshte agush metaj spiun,kjo eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe para 1990, se ai edhe te ps-hyri si spiun i sali berishes nga gazidede. Se vodhi floririn ne Krrabe dhe paguan gjyqtare e avokate nuk do te thote se i heqin dot damken e spiunit. Nuk ka pse te pyes autoriteti i dosjeve Filip Talon, a quhej ilir metaj apo Ilir Murataj ai qe e spiunoj. Filip Talo mund te jete paguar me flori nga agushi dhe genjen sot,atehere ligjin e ben Talua apo parlamenti? Drejtesia te beje drejtesi dhe jo korrupsion me nje spiun qe vodhi floririn.

    Përgjigju
  • Cedo: 09/12/2022 22:43

    Ka shume mundesi qe gjykaten ta kete urdheruar Berisha. Ndaj Rama dyhet ta mbylle gjykaten dhe te caktoje per punet e gjyqeve Saje Tahirin kur te dale nga doktoratura ne Universitetin "Mafia e Kuqe" 313!

    Përgjigju
  • Ersi: 09/12/2022 17:16

    Meta ka marr fund

    Përgjigju
  • Joni: 09/12/2022 15:51

    Si spo zhduket ky meta dhe te shpetonim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025

Mandati i Holta Zaçajt në krye të Gjykatës Kushtetuese do të përfundojë më 10 mars 2025