Partia e Lirisë pretendon se çështja e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një montim politik dhe se Ilir Meta nuk ka shkelur ligjin as në Shqipëri dhe as përtej oqeanit.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie ka publikuar dokumenta nga dosja e SPAK për Metën, duke ndarë me mediat, pjesë nga  letërporosia e Departamentit të Drejtësisë për SPAK në tetorin e 2024, që sipas tij, rrëzon akuzën, se LSI dhe Ilir Meta kishin paguar 1 milionë dollarë për të lobuar në Amerikë. 

Numri 2 i Ilir Metës pretendoi se dokumentat provojnë një fakt të vetëm, që  LSI ka paguar vetëm 15 mijë dollarë për kompaninë McKeon Group. Sipas tij, SPAK e mbajti fshehur përgjigjen për muaj me rradhë.

“SHBA rrëzoi zyrtarisht akuzën për lobim të paligjshëm, por SPAK e fshehu përgjigjen për muaj me radhë”.  Ku manipulimi i shokëve të McGonigalit kalon në një tjetër nivel dhe një nga perlat e mashtimeve dhe manipulimeve, ku sipas tyre  kompania guackë “Dorelita” gjoja kishte angazhuar kompaninë McKeon për të kryer aktivitete lobimi për llogari të Z. Meta, madje dhe takime në Senatin Amerikan, ndër to njëra edhe në datën 28 prill 2017, kur Z. Meta u zgjodh President i Republikës” tha Blushi

"Por këto manipulime ordinere i duheshin Edi Ramës, sepse i nevojiteshin   për të dhënë urdhrin e rrëmbimit të Z. Meta në 21 tetor 2024, e theksoj me një nga akuzat kryesore, pikërisht lobimin e supozuar prej 1 milion dollarësh" shtoi ai.

Historia, që Blushi e cilësoi mafioze, nis sipas tij,  “me shkrimin e sponsorizuar nga Edi Rama dhe Charles McGonigali në gazetën “Mother Jones” të George Sorosit më 25 prill 2018, ku për herë të parë gjoja u zbulua se Z. Meta kishte paguar, sipas kësaj reviste, 1 milion USD për foton e pabërë me Presidentin Trump, duke përdorur sipas tyre një kompani guackë “Dorelita” të një greko-amerikani.”

Veç të tjerash, ai akuzoi SPAKun se mbështetur në manipulime, u nxitua dhe nuk priti një përgjigje zyrtare nga SHBA-të e cila erdhi me 15 nëntor, dhe rrëmbeu Ilir Metën 3 javë më herët?

“Sepse Edi Ramës i duhej Ilir Meta i izoluar dhe i rrëmbyer, në mënyrë që ai të rrëmbente më pas zgjedhjet, siç bëri në zgjedhjet e 11 Majit” tha Blushi.