ELBASAN - Prokuroria e Elbasanit nuk mund të rishqyrtojë dosjen e Ardian Prrenjasit, për arsye se mungon stafi i nevojshëm dhe një database elektronik i cili bën të mundur verifikimin e dosjeve të kaluara. Ky fakt është konfirmuar nga vetë prokurori i rrethit të Elbasanit Elvin Gokaj, i pyetur në telefon nga televizioni A1 REPORT.

Sipas tij, në arshivat e prokurorisë janë rreth 20 000 mijë dosje dhe është e pamundur të rishqyrtohen në mënyrë manuale. Ai thotë se deri tani nga ana e prokurorisë janë bërë disa kontrolle lidhur me të arrestuarin Ardian Prrenjasi, por nuk ka rezultuar se ndaj këtij personi ka pasur procedim penal të mëparshëm nga prokuroria e Elbasanit ose prokuroria e Librazhdit.

Më tej Gogaj përfitoi t’u bëjë apel të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur drejtpërdrejtë ose indirekt nga pedofili Ardian Prrenjasi që të paraqiten në prokurorinë e rrethit, Elbasan për një kallëzim penal. Sipas prokurorit, dera e prokurorisë është e hapur edhe për persona që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale ose të pedofilisë në të kaluarën e tyre, për të marrim masa ndaj autorëve përgjegjës.

Vështirësia më e madhe që ka prokuroria e rrethit të Elbasanit sipas Gogaj, është shkrirja e tre prokurorive të rrethit në qarkut, në një të vetme dhe prokuroria e Elbasanit duhet rishqyrtojë të gjitha dosjet e prapambetura me stafin aktual që ka.

Në vitin 2008 me një vendim të posaçëm qeverie dhe me miratim të presidentit Topi, u shkrinë prokuroritë të ashtuquajtura të vogla duke u krijuar prokuroritë e rretheve dhe të gjithë materialet të arshivura në prokuroritë e vogla janë të arshivura në prokurorinë e rrethit Elbasan.

Julian Çela, djaloshi 11-vjeçar i rrëmbyer më pas i vrarë, dhe 10 vjeçari i cili u arrit të shpëtohej falë ndërhyrjes në kohë nuk janë 2 fëmijët e vetëm që janë rrëmbyer nga 45-vjeçari nga fshati Përrenjas i Librazhdit me banim në Laprakë. Faktet në kohë tregojnë se në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti. Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit, monstra është dënuar me gjobë.

45-vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004. Ndërkohë që në 2008, kur Prrenjasi banonte në Laprakë rrëmbeu një tjetër fëmijë dhe për këtë u dënua nga Gjykata e Tiranës me 60 mijë lekë gjobë .

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)