Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal

Dosja e SPAK / Autori që sulmoi Gjergj Zefin rezulton pjesë e bandës së Suel Çelës! Renato Bodurri del në komunikimet SKY ECC me grupin kriminal

I dyshuari Renato Boduri dhe gazetari Gjergj Zefi

Dosja e SPAK-ut për grupet kriminale të Elbasanit, zbulon edhe ngjarje të tjera të rënda nëpërmjet zbardhjes së komunikimeve në platformën e enkriptuar SKY ECC.

Një prej tyre është edhe sulmi ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Dosja e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan, ku të përfshirë janë gjyqtarë, ish gjyqtarë, drejtues policie, biznesmenë, killera, ushtarë dhe njerëz të medias, (21 persona në total deri tani) zbulon edhe rolin e të dyshuarit Renato Bodurri, nga Elbasani.

Ai dyshohet si autor i sulmit fizik ndaj gazetarit Gjergj Zefi, mbrëmjen e 3 Tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Makina e Renato Bodurrit rezulton se u përdor për të goditur gazetarin Gjergj Zefi. Nga ana tjetër, Bodurri është menaxher në lokalin e famshëm ‘Living’ në Elbasan, në pronësi të grupit Çopja. Sipas hetimeve nga SPAK, Bodurri dyshohet si mbulesë për të paktën 72 pasuri të organizatës, përfshirë edhe Hajder Çopjan, i njohur si ‘Dari i Dubait’, porositës i disa vrasjeve.

Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, Bodurri u lirua, duke dhënë si alibi faktin se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se makinën e tij ia kishin marrë pa pasur dijeni. Por sipas dosjes së re të SPAK për përgjimet e ardhura, Bodurri implikohet në këtë grup të goditur. Bodurri rezulton përdorues i aplikacionit SkyEcc dhe ndërlidhës me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila kishte porositur gjithashtu goditjen e gazetarit Saimir Kodra dhe të avokatit Arben Llangozi.

Marjus Lulaj komunikon me Renato Bodurrin në SkyEcc, të cilit i kërkon që të dërgonte telefonin një personi, për të folur me të. Marjus Lulaj është lidhje e ngushtë e Endri dhe Klejdi Çopja, pjesë e grupit të Suel Çelës, shkruan "Prapaskena".

Më tej, telefoni i shkon Megi Fetah, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila thotë se ‘mami është e lumtur që po komumunikon me të’. Pajtime Fetahu interesohet nëse banda po e kryen porosinë e saj për të goditur fizikisht dhe ndoshta eliminuar gazetarin Saimir Kodra dhe avokatin Arben Llangozi.

Marjus Lulaj e informon se me kryerje e porosisë për aktin kriminal po merreshin Endri dhe Klejdi Çopja. Endri Çopja është akuzuar për atentatin ndaj Lul Kullës në vitin 2018 si dhe se ka qenë në makinë me Suel Çelën në vitin 2017, kur goditi automjetin e nëndrejtorit të policisë lokale.

Këto të dhëna të reja mund të rihapin edhe një herë dosjen e dhunës ndaj gazetarit Zefi, por edhe zbulimin e lidhjeve dhe ngjarjeve të tjera. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh