Dosja e SPAK: Për 8 vite në llogarinë e Kryemadhit u derdhën 1.1 milionë euro, u shpenzuan të gjitha, mbetën vetëm 30 mijë euro! Transaksione për shkollimin, hotele e luksin e fëmijëve

Dosja e SPAK: Për 8 vite në llogarinë e Kryemadhit u derdhën 1.1 milionë euro, u shpenzuan të gjitha, mbetën vetëm 30 mijë euro! Transaksione për shkollimin, hotele e luksin e fëmijëve

Monika Kryemadhi

Tirane-  SPAK ka zbuluar dhjetra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta- Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje e hotele.

Në dosjen e SPAK thuhet se për 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro nga të cilat janë shpenzuar 1 milionë e 81 mijë euro.

„Për periudhën 22 Dhjetor 2014 deri në 13 Shtator 2022, llogaria nr. 11****  e Monika Kryemadhit ështe kredituar me 1.108.704 Euro nga të cilat 770.300 Euro janë kredituar nga kompania Agi Kons Shpk dhe 338.400 Euro nga shtetasi Tahir Çelmanaj. Shtetasja Monika Kryemadhi ka shpenzuar për të njëjtën periudhë shumën 1.081.098 Euro, nga të cilat rezulton se kanë tepruar në llogari afersisht 30.000 Euro. Si konkluzion rezulton se shtetasja Monika Kryemadhi me paratë që shtetasi Tahir Çelmanaj ka xhiruar në llogarinë e saj nr. 119835, ka financuar midis të tjerave shkollimin e fëmijëve të saj shtetasve Bora Metaj, Era Metaj dhe Besar Metajthuhet në dosje.

Konkretisht SPAK në dosje tregon veprimet nga llogaria bankare e Monika Kryemadhit ndër vite

"Për periudhën Dhjetor 2014 - Dhjetor 2017, llogaria 1*** është kredituar me shumën 519,100 Euro nga të cilat 100,000 Euro janë kredituar nga Tahir Çelmanaj dhe 419,100 Euro janë kredituar nga Agi Kons. Për të njëjtën periudhë, Monika Kryemadhi ka debituar llogarinë me 432.306 Euro.

Në I Janar 2018, llogaria ka patur gjendje 86,800 Euro, duke shpenzuar në këtë mënyrë edhe një pjesë të parave të cilat janë kredituar nga Tahir Çelmanaj. Në debitimin e llogarisë të përmendur më sipër, përfshihet transferimi në llogarinë 65**, i shumës 159,000 Euro. Kjo shumë është konvertuar në 140.000 Pound dhe prej llogarisë 65*** është transferuar në llogarinë 10***.

Në datën 07 Mars 2021, shuma prej 72.400 Pound i është kthyer kompanisë Agi Kons, për kthim shume lidhur me revokimin e një kontrate shitje, të lidhur në vitin 2016 me shtetasin Xhevdet Braimllari. Në Mars 2023, llogaria nr. 1*** kishte gjendje shumën 67.590 Pound.

Në vitin 2018, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 11***, shumën 189,500 Euro nga të cilat 44,500 Euro nga Agi Kons dhe 145,000 Euro nga Tahir Çelmanaj si dhe ka patur gjendje në fillim të vitit 2018 shumën 86.800 Euro. Ajo ka shpenzuar nga llogaria 11*** shumën 131.700 Euro. Në fillim të vitit 2019 llogaria 11*** ka mbetur gjendje 144.600 Euro.

Në vitin 2019, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 11**, shumën 137.300 Euro nga të cilat 43.900 Euro nga Agi Kons dhe 93.400 Euro nga Tahir Çelmanaj, si dhe ka patur gjendje në fillim të vitit 2019 shumën 144.600 Euro e mbetur nga viti 2018 (e kredituar nga Tahit Celmanaj në datën 20 Dhjetor 2018) dhe shumën prej 28.800 Euro të mbetur në llogari në fund të vitit 2018, si pjesë e shumës 93.400 Euro e kredituar nga Tahir Çelmanaj në datën 19 Shtator 2019.

Në vitin 2020, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 11***, shumën 50.900 Euro nga Agi Kons, si dhe ka patur gjendje në fillim të vitit 2020, shumën 64.600 Euro. Monika Kryemadhi ka shpenzuar për vitin 2020, nga llogaria 11***, shumën 90.600 Euro. Në fund të vitit 2020 në llogarinë nr. 11***, kanë mbetur 24.900 Euro.

Në vitin 2021, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 19***, shumën 102.300 Euro nga Agi Kons sh.p.k. dhe 2.424 Euro të transferuara nga ajo vete per te njëjtën periudhë ajo ka shpenzuar 129.500 Euro dhe në fund të vitit, llogaria mbetet zero

Në vitin 2022, Monika Kryemadhi ka patur të ardhura në llogarinë 19***, shume 109.600 Euro nga Agi Kons shpk. Për të njëjtën periudhë ajo ka shpenzuar 78.800 Euro dhe ne fund të vitit, llogaria mbetet 30.800.

S'u deklarua llogaria bankare 100 mijë euro e Fatimes me Era Metaj

Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili po hetohet në masën e sigurisë 'arrest me burg'  dhe bashkëshortja e tij në proces divorci, Monika Kryemadhi - nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' po hetohen nga SPAK për 3 akuza, mes tyre për "Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, pousoni tietër që ka detyrmin ligjor për deklarim", parashikuar nga neni 275/a i Kodit Penal.

Në dosjen që SPAK ka dorëzuar në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj çiftit Meta, thuhet se nuk është deklaruar as në deklaratën vjetore të vitit 2018 e as në vazhdim, llogaria e përbashkët bankare që Era Metaj kishte me gjyshen, Fatime Kryemadhi, dhe shuma prej 100.000 Pound që ndodhej në këtë depozitë.

Kjo llogari bankare nuk është deklaruar në asnjë prej deklaratave vjetore të interesave private prej subjekteve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi në 2019, 2020, 2021 dhe as 2022.

Lidhur me deklarimin e llogarive bankare, të dy subjektet e deklarimit, Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi, rezulton se ata nuk kanë deklaruar llogarinë dy emërore nr. 10**** në paund në emër të Fatime Kryemadhit dhe Era Metaj në shumën 100.000 Pound, prej të cilave 44.000 Pound janë produkt i shitjes së apartamentit që Fatime Kryemadhi ka blerë me para pa origjinë, nga të cilat dyshohet se janë produkt i veprës penale të korrupsionit te funksionarëve të lartë shtetërorë' thuhet në dosjen e SPAK.

Nga verifikimi i deklaratës për periudhën deklaruese Janar - Dhjetor 2018 në total janë deklaruar shpenzime për arsim për fëmijët 106.679 Pound nga të cilat 26.600 Pound janë paguar nga Fatime Kryemadhi.

Por SPAK thote se nga transaksionet bankare rezulton se për arsimimin fëmijëve Bora, Besar dhe Era Metaj për periudhën deklaruese Janar - Dhjetor 2018 janë shpenzuar 125.484 Pound. Si dhe nuk janë deklaruar shpenzime mijëra euroshe për akomodime në hotel apo blerje veshjesh luksi nëpër dyqanet e Londrës. Vetëm për një muaj janë shpenzuar 11 mln lekë të vjetra veshje.  

"Për periudhën deklaruese nuk është bërë deklarimi i shumës 18.800 paund e shpenzuar për arsim të Bora Metaj, si dhe shuma 3.758 USD e paguar për akomodim në hotelin Intercontinental Ëillard në datën 02 Korrik 2018. Gjithashtu personat nën hetim bashkëshortët Metaj-Kryemadhi nuk kanë deklaruar se kanë kryer shpenzime për akomodim në hotel në vlerën 474.687 Lekë, blerje veshjesh në vlerën 2.417.000 Lekë nga të cilat 373.000 Lekë në datën 13 Mars 2018 në dyqanin MyTheresa, 698.021 Lekë në datën 30 Shtator 2018 në dyqanin Selfridges dhe 363.470 Lekë në datën 07 Tetor 2018 po në dyqanin Selfridges në Londër si dhe financimin e llogarisë bankare nr. 26***, të Fatime Kryemadhit me shumën 6000 Euro e konvertuar në 756.000 lekë, transaksion i kryer në datën 16 Korrik 2018. Nga karta bankare e lidhur me këtë llogari, nga data 16 Korrik 2018 deri në datën 15 Gusht 2018 janë kryer shtatë blerje në vlerën 1.130.000 lekë (në datën 07 Gusht 2018 është shpenzuar shuma 351.054 Lekë) të cilat kanë shkuar për blerje veshjesh në qendrat tregtare Net A Porter dhe Assos në Britani të Madhe" shkruhet në dosjen e SPAK. 

Transaksionet bankare të kryera për shpenzimet e arsimit të Bora, Besar dhe Era Metaj paraqiten të detajuara më poshtë për vitin 2018 
1.       05 Janar 2018, nga llogari nr. 82*** në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 604.665 lekë të konvertuara në 3.917 Pound në llogarinë e NIDO ne St.James në Glasgoë.(Student Accommodation)
2.       08 Mars 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.495 Pound për llogari të Sherborne School Domus për Besar Metaj.
3.       12 Maj 2018 nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.302 Pound për llogarite Sherborne School Domus, pagesë fature për Besar Metaj.
4.       12 Maj 2018 nga llogaria nr.65*** në Paund e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për Gabbitas Education Consulting.
5.       19 Maj 2018, nga llogaria nr. 62*** në Pound e Fatime Kryemadhit janë paguar 13.300 Pound per Sant Marry's School Calne për llogari të Bora Metaj.
6.       02 Korrik 2018, nga llogaria 62*** në Pound e Fatime Kryemadhit, janë paguar 26.600 paund për llogari të St Mary's School Calne, pagesë fature për Era Metaj.
7.       13 Gusht 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për llogari të Gabbitas Educational Consultan, pagesë fature datë 31 Korrik 2018, register no 2920466, për Besar Metaj.
8.       01 Shtator 2018, nga llogaria nr. 39*** në Lekë e Monika Kryemadhit, janë paguar 432.691 Lekë në dy pagesa; 248.954 Lekë dhe 183.737 Lekë konvertuar në 2.979 Pound, në adresën ëëë.epay.Exeter.Ac.UK. Duke qenë se në vitin 2018, studimet në Universitetin Exeter i ndiqte Bora Metaj, dyshohet se këto pagesa janë bërë për llogari të Borës.
9.       13 Shtator 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.880 Pound për llogari të Cats College Cambridge, pagesë fature për Besar Metaj.
10.   19 Qershor 2018, nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 12.000 Pound për llogari të St Mary's School, Calne pagesë fature për Era Metaj.
11.   01 Tetor 2018 nga llogaria 83*** në Lekë e Besar Metaj janë paguar 1.777 Pound për University Arms ne Cambridg, pagesë e kryer nga karta e kreditit me nr. 411418*4542. 01 Tetor 2018 nga llogaria nr. 82*** në Lekë e Bora Metaj, janë paguar blerje me kartën 411418*2637-BP3881, shuma 1.498.978,22 Lekë e konvertuar në 10.250 Pound, në llogarinë e https://store.exeter ne Universitet.
12.   02 Tetor 2018 nga llogaria 65*** në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 29.784 Pound për llogari të Cambridge Arts & Sciences LTD, pagese për studentin Besar Metaj, referencë nr. CEG08047307 për vitin 2018-2019.
13.   Transaksione të kryera për hotel për vitin 2018 nga llogaria bankare nr. 821166 e Bora 02 Korrik 2018, nga llogaria 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 415.230 Lekë e konvertuar në 3.758 USD, shpenzime për llogari të Hotel Intercontinental Ëilliard në Ëashington. Pagesa është bërë me kartën nr. 411. Kjo llogari ishte kredituar në datën 21 Maj 2018 nga Monika Kryemadhi me shumën 1.155.071 Lekë (9.131 Euro) dhe në datën 16 Korrik 2018 nga Ilir Meta në shumën 456.000 lekë

Edhe për vitin 2019 deklarimi i shpenzimeve për arsim për shkollimin e fëmijëve nuk ka qenë i saktë thotë SPAK.

Shpenzimet për 2021
SPAK ka bërë verifikimet e deklarimit të pasurive për janar – dhjetor 2021 dhe rezulton se deklarimi i shpenzimeve shkollore nga çifti Meta dhe fëmijët ka qenë i plotë dhe në përputhje me lëvizjet në llogaritë bankare. Ka rezultuar se 84 mijë euro janë shpenzime për arsimin e fëmijëve dhe 20 mijë euro shpenzime udhëtimi e hotele

Shpenzimet për 2021 e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës
-20.750 Pound taksa për shkollën e Borës
-8.000 dhe 13.000 Pound shpenzime shkolle për Besarin
-32.201 Pound shpenzime shkolle për Era Metaj dhe 11.000 Euro gjithashtu shpenzime shkolle për Era Metaj.
-Monika Kryemadhi ka deklaruar shpenzimet e arsimit të mësipërmë si dhe 1.880 Euro shpenzime mjekësore, 2.295.000 Lekë për rivlerësim pasurie, 20.000 Euro shpenzime udhëtimi dhe hoteli, 18.000 Euro shpenzime familjare.
-Besar Metaj përveç shpenzime të arsimit të deklaruara më lart, ka shtuar edhe 500.000 Lekë shpenzime ushqimi dhe transporti në shkollë.
- Bora Metaj ka deklaruar vetëm 20.750 Pound shpenzime të taksës së shkollës..

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kurban: 29/10/2024 16:04

    Kur ti hapen petet lakrorit te Rames, atehere do te degjoni perla. Jo miliona, por miliarda euro ka vampiri neper bote, offshore etj, etj.

    Përgjigju
  • Mimoza gjoni: 27/10/2024 11:56

    Po përvfloririn e vjedhur, pse nuk thuhet asgjë, nuk ceket fare...

    Përgjigju
  • Ame rika 5445: 26/10/2024 10:33

    Vjedhje GALOPANTE ne VLERA MARRAMENDESE ? POPULLI VUAN EKONOMIKISHT se JANE VJEDHUR nga KETA MOSTRA dhe MERHUMI POPULL QAN Per ATA qe e VJEDHIN e MASHTROJNE me SHUME !

    Përgjigju
  • llazi: 23/10/2024 09:27

    ORE pse budallenj i dini keta,,,,keta i kane thene burgut hapu me kohe,,,meta dhe gruaja e tij i kane bere vjedhjet me vetedije te plote,,,,pa pasur frike se do kapen,,,prandaj cdo gje e kane bere hapur,,,,kane shfrytezuar rastin per te bere para qe po te ishin me pune te thjeshte nuk do i benin kurre....edhe burgun e kane mare parasysh....c'fare eshte 5 vjet burg,kur ke bere 3 miliard euro....

    Përgjigju
  • Ilir: 23/10/2024 09:01

    Dikush pi 2 birra dhe arrestohet me burg nese nget makinen, kjo ka vjedhur pasureite, te ardhmen e shqiptarve qe i detyruan te emigrojne e lene vendin e tyre denohet me te drejte paraqitje... Me shume drejtesi per kete popull te shkelur si mos me keq. Koha nuk kthehet me por mund te parandalohet krijimi i monstrave te reja si dhe ndryshimi i mentalitetit te pasurimit te shpejte e pa merite!!!

    Përgjigju
  • Paulin: 23/10/2024 08:34

    vetem ne qeli mund ta kuptojne se sa te babezitur jane familja adams shqiptare. Spak duhet ta kuptoje kete. te mbyllen ne qeli qe te mos te kene mundesi te flasin para mikrofonave!!!!

    Përgjigju
  • xXx: 22/10/2024 23:16

    Të babëzitur...Mos u ngopshi...

    Përgjigju
  • velo: 22/10/2024 22:35

    Burgun e ka pak por duhen ti konfiskohen pasuritë e vjedhura dhe të kamufluara a e beson njeri që hotelet FA FA 1,2,3,4 në Golem janë të atij zhulsit që frytet si pronar....të gjith e dinë që janë të Like FLORIRIT.

    Përgjigju
    • Dida: 23/10/2024 07:55

      Po nuk ju sekuestrua pasuria ta mxjerrin nga burgu.

  • blerta: 22/10/2024 21:57

    C'FARE te themi,,,eshte nje familje e degjeneruar dhe hajdute...burg dhe sekuestro...e gjithckaje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë