DOSJA E SPAK PËR BERISHËN/ Gëzim Begeja, alias Xhimi, i kërkon llogari dhëndrit dhe Bektashit për gati 24 milionë Euro

DOSJA E SPAK PËR BERISHËN/ Gëzim Begeja, alias Xhimi, i kërkon llogari dhëndrit dhe Bektashit për gati 24 milionë Euro

Xhimi Begeja dhe emaili që i dërgoi  studios Pustina për pagesat që ortakët nuk ia kalonin

Një vend të rëndësishëm në dosjen prej 500 faqesh të SPAK për aferën Partizani e zë dhe hetimi për Gëzim Begejan, alias Xhimi Begeja. Ky i fundit është kushëriri i parë nga ana e mamasë i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi. Gëzim Begeja është një nga nismëtarët e projektit të marrjes së tokave të ish-klubit Partizani dhe bashkë me Fatmir Bektashin, Jamarbër Malltezin është një prej 3 ortakëve të firmës Homeplan sh.p.k e ngritur pikërisht me qëllimin e realizimit të marrjes së tokës dhe godinave në ish-klubin Partizani, ndryshimin e destinacionit të atyre terreneve dhe godinave përmes korrupsionit të administratës shtetërore dhe favorizimeve të drejtpërdrejta të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndërtimin më pas të 19 kullave me dhjetëra apartamente për të përfituar nga shitja e tyre shuma të konsiderueshme monetare. Gëzim Begeja, alias Xhimi, është personi, i cili për shumë vite ka mbuluar aktivitetin e Jamarbër Malltezit për ish-klubin Partizani, duke kryer të gjitha veprimet, deri në daljen në skenë zyrtarisht të dhëndrit.

Kështu sipas hetimeve të SPAK, përmes këqyrjeve të dokumentacionit të firmës të ruajtuara në dokumentet e studios së Andia Pustina, (studio që bënte të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k), këqyrjes së llogarive bankare dhe marrjes në pyetje të dëshmitarëve, Gëzim Begeja, alias Xhimi, ka përfituar nga operacioni i ish-klubit Partizani një shumë totale prej 3.354.140 euro nga viti 2017 deri në 2022 dhe një shumë prej 500.000 euro me shitjen e kuotave të Homeplane dhe daljen nga shoqëria që kishte krijuar me Fatmir Bektashin dhe Jamarbër Malltezin me 19 qershor të vitit 2023. Kjo shumë marramendëse e rendit Xhimi Begejan si një nga pronarët që ka përfituar më shumë nga të gjithë pronarët e tjerë të tokës në këtë kompleks, pas dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Edhe pse Begeja pati një rol tepër aktiv si në krijimin e shoqërisë, por sidomos për përballimin e të gjithë konflikteve që erdhën mes pronarëve, mes pak institucioneve që rezistonin për mosdorëzimin e tokës dhe godinave shtetërore të ish-klubit Partizani (Kujtojmë rezistencën e Gjeneral Vladimir Qirjazi për mosdorëzimin e klubit dhe shkarkimin e tij më pas për këtë arsye), në dosjen e SPAK del qartë në vitet e fundit pakënaqësia e Xhimi Begeajt shprehur përmes e-malileve drejtuar studios Pustina dhe ortakëve, për pagesat që ai pretendonte të merrte, por që ortakët nuk ia kalonin. Begeja qartësisht u kërkon llogari dy ortakëve për dy shuma marramendëse, që të mbledhura bashkë arrijnë afro 24 milionë euro. Bëhet fjalë për "...Zëri i aktivit numër 7 (tituj të huadhënies) me vlerë 498. 369.436 lekë" dhe "...Zëri nr. 13 të ardhura të shtyra (2.207.881.708 lek) "

Kështu, në faqen 386 të dosjes ndodhet ky mail i Begejat për Ortakët dhe për Studion e Andia Pustinës.

Në datën 10.07.2021 Gëzim Begeja shkruan:

“Përshendetje të gjithëve,

Dy fjalë për secalin nga ne, por në veçanti për studion Pustina ku për respekt të bashkëpunimit shumvjecar nuk duhet të më anashkalonte duke më mos njoftuar rreth situatës financiare të shoqërisë Homplan. Une gjithmone ju kam kerkuar qe te me njoftoni ne vija te trasha sa jane sa kane ngelur e si duhet te vazhdoje me te ardhurat e mia nga kjo ortakeri dhe ka vite që nuk më është dhënë informacioni i duhur dhe i plotë i administrimit te financave ne Homeplan. Gjithesesi kuru ne vazhdoj ti mbahem parimeve te mija dhe të nënshkruaj vetëm “letra të bardha”, pse por nuk është etike që % ime të huazohet pa dijenine time për interest ë Kontaktit në objekte të tjera dhe ai të vazhdojë të më japë këste që “të lëpijë kockat”. Studjos Pustina I besova se do te qendronte korrekte ne kete ortakerine tonen te brishte, por jo aq sa une tju dukem si send me perqindje te vogel. Në këtë kohë të vështirë të gjithë nga ne kemi halle prandaj si gjithnje kam zgjedh respektin dhe kok ul, por jo perbuzje. Unë kërkoj nga ju ballafaqim mqs se Abi dhe Fatmiri jane dhe te diskutojmë për këto çështje si më prioritare:

  1. Lista e njësive të pashitura, duke parë realitetin në objekt shikohet se procesi i ndërtimit ka përfunduar.
  2. Zëri i aktivit numër 7 (tituj të huadhënies) me vlerë 498. 369.436 lekë, kërkoj informacion të detajuar se kujt ja ka dhene kompania këto lekë dhe kontrata përkatëse për këto shuma (të paktën për pjesën që më takon mua) dua një informacion-analize se kur është krijuar kjo llogari deri më sot.
  3. Zëri nr. 13 të ardhura të shtyra (2.207.881.708 lek) duke parë realitetin që objektet janë përfunduar procesi I hipotekimit ka përfunduar si dhe procesi I dorëzimit përse nuk kalojnë të ardhura të periudhës???????.

Me respekt

Xhim Begeja

Pjesë nga dosja, emaili i dërguar nga Xhimi Begeja studios Pustina dhe ortakëve, për pagesat që ai pretendonte të merrte, por që ortakët nuk ia kalonin

Me sa duket, marrja e lejeve të reja për ndërtimin e godinave të tjera brenda tokës së ish-klubit Partizani dhe mosmarrjes nga ana e Xhimi Begejat për të ardhurat siç ai pretendonte, më vonë bëri që ky individ të largohet nga kjo shoqëri, duke bërë likujdimin dhe pagesat për shumën 500.000 euro.

Ankesat e ortakut Xhim Begeja kanë vazhduar në vitet e fundit, siç edhe në këtë mail tjetër drejtuar studios së Andia Pustinës, ku vërehet edhe respekti maksimal që ka për Familjen Berisha saqë në mailin protest, arrit të vendosë me gërma të mëdha emrat e tyre edhe në fjalët që nuk janë të përveçme.

“Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më gargantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantuesja ligjore dhe financiare e kontratave tona. Nuk kam qenë pengesë që në fillim të firmosja një ‘letër të bardhë’ sepse e konsideroje veten turp po të mos ju besoja. Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes, nuk ka pas edhe nuk ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar e nuk do ta shqetësoj kurrë për hallin e madh që ka zënë, por aq më tepër ne i kemi borxh të madh Familjes Berisha, për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë. (shtetasi Xhim Begeja me shprehjet Gocë e Familjes dhe Familjes Berisha, i shkruan me shkronja të mëdha, duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha”, shkruan SPAK

SPAK në përfundimet e tij e ka marrë të pandehur Gëzim Begeajn, alias Xhimi për akuzën: “Pastrim parash”.

Foto: Pjesë nga dosja ku Begeja shpreh pakënaqësi kur janë ndarë përfitimet

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romeo: 15/09/2024 16:29

    Xhimi t thashe mos i beso Gites. Ta futen te morren token e leket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion