TIRANË- Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht këtë të premte ish-zyrtarit të Arrsh Gentian Gjyli, zgjatjen me tre muaj të afatin hetimor për tenderin e tunelit të Llogarasë, dosje në të cilën e pandehur është edhe ish zv kryeministrja Belinda Balluku.
Një ditë më parë u njoftua për zgjatjen e hetimeve, edhe mbrojtja e ish-numrit 2 të qeverisë. Ndërkohë i njëjti komunikim iu bë edhe Erald Elezit, ish-kreut të KESH, drejtor në ARRSH, dhe 2 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, të pandehur për shkelje të barazisë në tenderë.
SPAK e ka arsyetuar shtyrjen e afateve hetimore me numrin e lartë të këqyrjeve dhe ekspertizave, të cilat marrin kohë.
SPAK e akuzon ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për shkelje të barazizë në procedurën e tenderit 170 mln euro pa TVSH të Llogarasë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente








