Dosja ekskluzive/ Kompanitë e akuzuara nga LSI rikthyen paratë te firma e inceneratorit të Elbasanit, konfirmohet evazioni fiskal i hetuar që në 2018

Dosja ekskluzive/ Kompanitë e akuzuara nga LSI rikthyen paratë te firma e inceneratorit të Elbasanit, konfirmohet evazioni fiskal i hetuar që në 2018

Inceneratori i Elbasanit

Pas konkluzioneve të aktit të vlerësimit nga ekspertja e caktuar nga SPAK, Luiza Bala, Report Tv sjell për herë të parë të tjera dokumente që vënë në pikëpyetje akuzat për përvetësim të parave publike nga shoqëria koncensionare Albtek e inceneratorit të Elbasanit, në bashkëpunim me disa kompani të tjera të lakuara nga LSI-ja.

Ky dokument, pjesë e dosjes prej 30 mijë faqesh të SPAK-ut, për inceneratorin e Elbasanit, tregon se si disa kompani që kanë marrë para nga shoqëria koncensionare Albtek, i kanë kthyer sërish paratë në arkën e Albtek. Lëvizjet e parave, të zbuluara nga vetë SPAK, konfirmojnë një skemë evazioni fiskal mes kompanive, për të përfituar nga TVSH-ja, një manovër gjithsesi e dënueshme, që është hetuar dhe ndëshkuar nga drejtësia gjatë viteve 2018-2020. 

Por, nga ana tjetër, kthimi i parave të Albtek hedh poshtë pretendimet për korrupsion, pastrim parash dhe ndarje të parave publike, fakt ky që përputhet edhe me konkluzionet e ekspertes së caktuar nga SPAK, Luiza Bala, e cila në një raport 500 faqesh thotë se zërat e punimeve dhe pajisjet e inceneratorit të Elbasanit janë në përputhje me parashikimet e kontratës, madje investimi ka një kosto 22 mijë euro më shumë nga sa është paguar nga buxheti i shtetit.

Sipas kallëzimit të LSI-së, kthyer më pas në akuzë nga SPAK, kompania ‘Bellar Inert’ është e lidhur me Lefter Kokën dhe se ka përfituar para nga shoqëria koncensionare Albtek e inceneratorit të Elbasanit, duke kryer punime fiktive.

Nga hetimi i vetë SPAK-ut rezulton se kompania e inceneratorit Albtek ka kaluar në llogaritë e ‘Bellar Inert’ përmes një banke të nivelit të dytë, shumën 2 500 000 lekë. Më pas kompania ‘Bellar Inert’ ka kthyer në arkën e kompanisë Albtek shumën 2 400 000 lekë, pra 10 000 lekë më pak. Në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kompanitë Shijaku, Xhevi etj., të cilat kanë tërhequr cash nga banka paratë që u ka dhënë Albtek, duke ia kthyer Albtek.

I njëjti gjyqtar që ka firmosur arrestimin e ish ministrit Lefter Koka, ka dënuar më parë administratorët dhe pronarët e disa kompanive të përfshirë në evazion fiskal, duke argumentuar në vendim se paratë merreshin nga Albtek dhe i ktheheshin cash kompanisë, duke përfituar nga TVSH-ja. Tashmë gjyqtari mendon se paratë kanë shkuar për Lefter Kokën.

Ardi Xhaferi është pronar i kompanisë ‘TGV&T’, e cila ka marrë rreth 600 mijë USD nga kompania Albtek e inceneratorit të Elbasanit. Ardi Xhaferi pretendohet se është i lidhur me Lefter Kokën.

Ardi Xhaferi është dënuar me 6 vite burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ardi Xhaferi ka marrë paratë dhe i ka kthyer sërish, në funksion të skemës së përfitimit me TVSH-në. Sot, ky evazion fiskal i dënuar një herë, i faturohet Lefter Kokës si korrupsion dhe pastrim parash. Edhe Regan Merdani, pronar i “SG LOGISTIC”, i cili akuzohet si i kontrolluar nga Lefter Koka, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Dashamir dhe Vjollca Ymeraj, pronarë të kompanive fiktive në Laç, të denoncuar nga Monika Kryemadhi në korriku të këtij viti për përfitim të parave nga kompania e inceneratorëve, janë hetuar që në vitin 2019 dhe dënuar në vitin 2020. Dashamir Ymeraj është dënuar madje me 6.8 vite burg.

Janë të paktën 200 kompani të përfshira në një skemë të tillë evazioni fiskal për të përfituar 20 % e TVSH-së. Report Tv do të sjellë në vijim edhe vendimet e gjykatave për dënimin me burg për pronarëve të kompanive të përfshirë në skemën e mashtrimit me TVSH-në.

Vlerësimi i ekspertes së SPAK që thotë se inceneratori i Elbasanit është ndërtuar në përputhje më kontratën dhe se nuk ka punime fiktive, hetimi i SPAK që zbuloi kthimin e parave nga kompanitë abuzuese tek Albteg dhe vendimet e gjykatave që ndëshkojnë organizatorët e skemës së evazionit fiskal, vë në pikëpyetje serioze të gjitha akuzat e tjera për inceneratorin e Elbasanit.

 

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 21/02/2023 13:17

    Po si mundet nje arkitekte te beje ekspertize te nje inceneratori? Avokatet duhet te hedhin poshte konkluzionet sepse po marrin me qafe te akuzuarit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja