Mbi 6.7 tonë kokainë është sasia e drogës që i është sekuestruar dy grupeve kriminale të goditura nga SPAK. Droga është kapur në Spanjë, Holandë, Britaninë e Madhe dhe Itali, ndërsa rezulton të jetë porositur nga Luçiano Koçeku, Alfredo Hamzai dhe Orgest Birçaj gjatë vitit 2020. Pasi trafikohej në vendet e BE, droga shitej me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram.

Pjesë nga dosja

Të tre në bashkëpunim të veçantë me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë trafikuar lëndën narkotike "Kokainë" prej 441 kg në Spanjë, Barcelonë ku janë arrestuar shtetasit Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj e Gian Luca Ciprian.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin e me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë përpunuar në mënyrë masive lëndë narkotike në magazinat e ndodhura në Belgjikë dhe Holandë, ku gjatë kontrolleve të kryera në këto magazina janë konstatuar, ndër tjera, përbërës kimik, lëndë narkotike, pajisje e shënime për shpenzime të kryera nga personat nën hetim.

Në kuadër të kësaj veprimtarie kriminale janë përftuar të dhëna në lidhje me rënie të sasive të konsiderueshme, gjatë trafikimit me të njëjtën mënyrë të vepruari të grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku të dërguara nga Paraguaji nëpërmjet shoqërisë Maxi Grans në pronësi të shtetasit Luis Sebrano, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.

-Në datat 17 dhjetor 2020 janë sekuestruar 600 kg; në datën 25 dhjetor janë sekuestruar 1.2 ton; në datën 24 dhjetor janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kokainë dhe në datën 24.04.2020 një ton (sasi për të cilat Luçiano Koçeku është shprehur se i janë sekuestruar nga autoritetet ligjzbatuese).

-Më datë 29.05.2020, në Angli u sekuestrua një sasi prej 162 kg kokainë e trafikuar nga grupi kriminal. Besohet se gjatë periudhës 2 maj-29 maj 2020 është trafikuar një sasi totale prej 882.5 kg, e cila i atribuohet grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku.

-Në datën 28.10.2020 është sekuestruar sasia prej 1.435 kg lëndë narkotike kokaine në Portin e Roterdamit, që i përket personit nën hetim Alfredo Hamzai.

-Në datat 21.06.2020 është sekuestruar në Itali lëndë narkotike "cannabis sattiva" dhe në datën 01.07.2020 është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 22.026 kg kokainë që i përket personit nën hetim Orgest Birçaj.

KOKAINA E SEKUESTRUAR
-441 kg kokaine
-600 kg kokainë
-1.2 ton kokainë
-1 ton kokainë
-1 ton kokainë
-162 kg kokainë
-882.5 kg kokainë
-1.435 kg kokainë
- 22.026 Kg kokainë


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Trafikuan mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy grupe kriminale, njëri i i vëllezërve Koçeku, 20 masa sigurie! Në pranga Orest Sota, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi! Sekuestrohen 100 mln € pasuri (EMRAT)