Sot është dita e dëshmisë ish-presidentit amerikan, Bill Clinton si pjesë e hetimit të tij dhe ish-bashkëshortes Hillary mbi dosjen Jeffrey Epstein.

Bill Clinton shfaqet në dosje, por nuk ka dalë në dritë asnjë provë që implikon asnjërin prej tyre në aktivitet kriminal.

Ish-presidenti ka pranuar se ka fluturuar me aeroplanin e Epstein në fillim të viteve 2000 për punë humanitare të lidhur me Fondacionin Clinton, por tha se nuk e ka vizituar kurrë ishullin privat të Epstein.

Në disa dokumente të publikuara në dhjetor, disa imazhe tregojnë Clinton, përfshirë një foto ku ai po noton në një pishinë dhe një tjetër ku ai është shtrirë pas me duar pas kokës në një jacuzzi. Clinton është fotografuar disa herë me Epstein gjatë viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000, para se Epstein të arrestohej për herë të parë..

Ndërkaq, ditën e djeshme, Hillary Clinton u mor në pyetje nga anëtarë të Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Edhe pse në sallë nuk u lejuan kamerat, Hillary Clinton publikoi në rrjetet sociale deklaratën e saj të plotë hyrëse.

Në të, ajo mohoi të ketë pasur dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein-it dhe sfidoi Komitetin që të thërrasë në dëshmi Presidentin Donald Trump.

Ajo theksoi se nuk ka asnjë informacion lidhur me hetimet për aktivitetet kriminale të Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Hillary Clinton kërkoi që presidenti Donald Trump të dëshmojë para komitetit që po heton çështjen Epstein.

Clintonët kanë denoncuar një fushatë hakmarrjeje politike ndaj tyre, të orkestruar nga ish-presidenti Donald Trump.