TIRANE- Dy lejet e ndërtimit për subjektet “En-Bjo Sh.p.k” dhe “Deco Sistem”, jo vetëm që janë miratuar me firmë të kryebashkiakut Gjika, por është shmangur totalisht dhe zyra e Drejtorisë së Planifikimit Urban. Drejtuesi i kësaj zyre Darjan Hudhra, emri i të cilit rezulton të jetë në dokumentat e falsifikuara, është shprehur në dëshminë e tij dhënë në prokurori, se ai gjatë kohës së miratimit të lejeve dhe projekteve, nuk ka qënë fare i punësuar dhe se nuk kishte dijeni se në çfarë rrethana është vendosur emri i tij, në planimetrinë e sheshit të ndërtimit, të lëshuar për subjektin ndërtimor “En-Bjo Sh.p.k”.
Gazeta “Shqiptarja.com” sjell të plotë dëshminë e Drejtorit të Planifikimit Urban në bashkinë Vlorë, Darjan Hudhra, i cili sqaron se ka mësuar për këto dy dosje, vetëm kur në bashki është paraqitur oficeri i policisë gjyqësore, ku ka kërkuar sekuestrimin e tyre.
Pyetje: A mund të na thoni se çfarë detyre ushtroni në Bashkinë e Vlorës?
Përgjigje: Unë ushtroj detyrën e Drejtorit të Planifikimit Urban në bashkinë Vlorë, që prej Majit të vitit 2010 deri në 26 dhjetor 2012. Që prej datës 26 dhjetor 2012 ushtroj detyrën e specialistit në fushën studimore projektuese. Gjatë kohës që kam ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Urban, procedura e miratimit të kërkesave për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi kryeshin sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8405 datë 17.06 1998 “Për Urbanistikën” dhe të rregullores së Urbanistikës. Fillimisht depozitohej dhe protokollohej në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun në bashkinë Vlorë, kërkesa me paisje me shesh ndërtimi dhe dokumentacioi i dorëzuar nga kërkuesi.
Në rast se kërkesa kryhej vetëm për shesh ndërtimi së bashku me kërkesën depozitohej dhe dokumentet e pronësisë, projektideja dhe planimetria e sheshit të ndërtimit e nënshtruar dhe vulosur nga përfaqësuesit e ndërmarjeve. Në rast se kërkesa kryhej për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi në të njëjtën kohë, së bashku me dokumentacionin e sipërmendura depozitohej dhe kontrata e sipërmarrjes për subjektin ndërtues. Dua të sqaroj se kërkesat nuk protokolloheshin gjithmonë, por kishte raste që kërkesa depozitohej drejt për drejt në zyrën e Urbanistikës. Më pas kërkesa dhe dokumentacioni shqyrtohej nga specialistët e zyrës së urbanistikës sipas profileve të tyre.
Juristi kontrollonte anën ligjore të dokumentacionit të pronësisë, specialist projektues kontrollonte përputhshmërinë me planin e përgjithshëm rregullues. Në qoftëse dokumentacioni konsiderohej i plotë dhe në përputhje me ligjin dosja kalonte në shqyrtim në Këshillin Teknik. Mbledhjet e këshillit teknik zhvilloheshin në ambjentet e zyrës së urbanistikës.Çdo material që kishte të bënte me kërkesat për shesh ndërtimi dhe leje ndërtimi dhe mendimi i këshillit teknik, shënohej në fletoren e protokollit të mbledhjeve të këshillit teknik. Protokolli i mbledhjeve mbahej nga punonjësja e zyrës së urbanistikës Eleni Dardhaj.
Pas mbledhjes së këshillit teknik përpilohej një listë e shkruajtur me kompjuter e materialeve të shqyrtuara, e hartuar nga një punonjës i zyrëss. Kjo listë së bashku me materialet e dosjes çohej në mbledhjen e rradhës të KRRT.Përgjithësisht nga ana e punonjësve të zyrës fotokopjohej lista e Këshillit Teknik, për tiu shpërndarë anëtarëve të KRRT. Gjatë periudhës që ka ushtruar detyrën e drejtorit, unë kam ushtruar dhe rolin e sekretarit të KRRT.Pasi miratohej leja e ndërtimit nga KRRT, kërkuesi paisej me formularin nr. 4 të pagimit të detyrimeve financiare të parashikuara me ligj.
Pyetje: A mund të shpjegoni nëse gjatë kohës që keni ushtruar detyrën e sekretarit të KRRT, ka patur raste që KRRT ka miratuar sheshe ndërtimi dhe leje ndërtimi, të cilat nuk ishin shqyrtuar nga KRRT?
Përgjigje: Ka pasur disa raste por nuk më kujtohet konkretisht se cilat janë.
Pyetje: A mund të na thoni se kush nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës ishte marrë me plotësimin e materialeve të dosjes?
Përgjigje: Unë nuk kam dijeni se kush punonjës mund të jetë marrë me plotësimin e materialeve të dosjes.
Pyetje: A keni punuar me materialet e dosjes së lejës së ndërtimit miratuar nga KRRT me vendimin 1/11 datë 24 mars 2010 për pronar trualli Gëzim Feta dhe subjekt ndërtues “En-Bjo”?
Përgjigje: Unë nuk kam punuar me materialet e dosjes së lejës së ndërtimit miratuar nga KRRT me vendim 1/11 datë 24 mars 2010, për pronar trualli Gëzim Feta dhe subjekt ndërtues “En-Bjo”. Hera e parë që kam marrë dijeni për këtë çështje është ditën që në zyrën e urbanistikës u paraqit oficeri i policisë gjyqësore, për sekuestrimin e dosjes.
Pyetje: Nga kqyrja e materiale të dosjes së lejës së ndërtimit miratuar nga KRRT me vendimin 1/11 të datës 24 mars 2010 përpronar trualli Gëzim Feta dhe subjektit ndërtues “En-Bjo” konstatohet se në planimetrinë e sheshit të ndërtimit është vendosur emri juaj. Çfarë shpjegimesh mund të na jepni rreth këtij fakti?
Përgjigje: Pasi pashë planimetrinë e sheshit të ndërtimit mund të them se emri im i shkruar me kompjuter në planimetrinë e sheshit të ndërtimit është vendosur pa dijeni time. Në këtë planimetri unë nuk kam nënshkruar sepse është hera e parë që unë e shikoj këtë planimetri. Gjithsesi dua të sqaroj se unë nuk kam tagër ligjor për të nënshkruar këtë planimetri sepse në kohën që është miratuar ky shesh ndërtimi unë nuk kisha filluar punë si drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Urban.
Procesverbali pasi lexohet konfirmohet dhe firmoset pa vërejtje. Darjan Hudhra

Shkrimi u publikua sot (11.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com