TIRANE- Zbulohen dy vendimet e falsifikuara të KRT të bashkisë Vlorë, ku janë miratuar në mënyrë të paligjshme dy leje ndërtimi për subjektet “En-Bjo Sh.p.k” dhe “Deco System” sh.p.k”, ku e para administrohet nga shtetasi Gentjan Sherifaj me detyrë Drejtori i Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në bashki. Gazeta “Shqiptarja.com”, zotëron dy vendimet që prokuroria ka nxjerrë të falsifikuara si dhe dy vendimet që realisht janë marrë në datat 15 korrik dhe 24 mars 2010 në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit në bashkinë e Vlorë, ku tregohet ndryshimi i destinacionit.
Në total të katër vendimet që mbajnë dy data të njëjta, janë firmosur nga kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Sipas prokurorisë së Vlorës, firma e Gjikës e hedhur në këto vendime është ekspertuar,ku ka rezultuar se është e njëjta, duke provuar se kryebashkiaku ishte personi që kishte firmosur katër dokumentat, dy të falsifikuarit dhe dy jo të falsifikuar.
Falsifikim i parë
Katër vendimet e siguruara nga gjykata e Tiranës kanë të njëjtat data, të njëjtin person që firmos, por ndryshojnë vetëm përmbajtja e tyre dhe vendimeve që u është shtuar pika 11. Sipas akuzës një veprim i tillë është bërë nga sekretaria Eleni Dardhaj, ndërsa në anën e djashtë të dokumentit ndodhet firma e kryebashkiakut Gjika. Në të dy vendimet me nr. 1 dhe 4, të datave 24 mars dhe 15 korrik 2010, është shtuar pika (11), veprim i cili sipas prokurorisë së Vlorës, i ka hapur rrugën falcifikimit të vendimeve, duke miratuar dy lejë dhe sheshe ndërtimi, për llogari të kompanive “En-Bjo Sh.p.k” dhe “Deco System” sh.p.k” dhe pronarëve të truallit.
Gjithashtu në vendimet e flasifikuara, duket qartë ndryshimi i shkrimit me atë të vendimit që është marrë realisht në mbledhjen e KRT Vlorë. Në vendimin nr. 1 të datës 24 mars 2010 anëtarët e këshillit kanë miratuar rehabilitimin e 5 rrugëve të Vlorës, sheshit Pavarësia dhe rreth rrotullimin e Skelës. Mirëpo pikërisht në këtë datë dhe në të njëjtin vendim, por duke shtuar pikën (11), kryebashkiaku Gjika ka firmosur miratimin e sheshit të ndërtimit për pronarin e truallit Gëzim Feta dhe lejën e ndërtimit për kompaninë “En-Bjo” Sh.p.k,që zotërohen nga vartësi i tij Gentian Sherifaj.

(Në foto: Faksimile origjinale dhe e falsifikuar e vendimit të KRRT)
Falsifikimi i dytë
E njëjta skemë si ajo e para duket se është përdorur në rastin e dytë. Sipas akuzës Gjika në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, në vendimin me nr.4 të datës 15 korrik 2010, vendosin të shtojnë pikën (11). Menjëherë pas kësaj, pike është përpiluar një vendim “binjak” që mban të njëjtën datë, dhe numër vendimi,duke shtuar vteëm pikën (11), pra (4/11). Përmbajtja e këtij vendimi është e ndryshme me atë që është marrë në mbledhjen e anëtarëve të KRT Bashkisë Vlorë, ku ky ndryshim jo vetëm që dallohet, por përmbajtja dhe shkrimi është i ndryshëm me atë të vendimin origjinal. Ky dokument është firmosur nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika.
Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje të anëtarëve të KRT Vlorë, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar që gjatë këtyre dy mbledhjeve të jetë diskutuar për miratimin e dy vendimeve me nr.4/11 dhe 1/11, ku miratoheshin lejët e ndërtimit të dy pallateve 10 katëshe në zonën e portit të Vlorës dhe në një lulishte të qytetit.

Të mërkurën, Gjika gjyq në Tiranë
Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, pritet të përballën të mërkuarën në gjykatën e Tiranës me akuzat e prokurorisë. Seanca gjyqësore është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00. Kjo do jetë seanca e parë gjyqësore që do zhvillohen në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që transferonte dosjen penale nga Vlora në kryeqytet. Ky vendim erdhi pas kërkesës së prokurorisë, pasi grupit hetimor në Vlorë ndihej i kërcënuar.
Rama: Inkurajojmë prokurorinë
Teksa prokuroria njoftoi se kishte marrë të pandehur dhe dërguar në gjyq kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika për abuzim me lejet ndërtimore, kryeministri Edi Rama në daljen publike të tij, inkurajoi akuzën për hetimen e çdo rasti abuzimi, qofshin të implikuar dhe njerëz të PS.
Dy pallatet nën sekuestro
Dy pallatet për të cilat Gjika ka miratuar lejet e ndërtimit, momentalisht janë sekuestruar me kërkesë të prokurorisë së Vlorës. Pritet përfudnimi i procesit gjyqësor me qëllim marjen e një vendimi për prishjen ose jo të dy objekteve të ndërtuara në Vlorë.
Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

të falsifikuara, ja dy dokumentet">