Prokuroria e Elbasanit ka apeluar në Durrës vendimin e gjykatës, e cila rrëzonte kërkesën e akuzës për shtyrjen e afatit hetimor me disa muaj, përdosjen penale të gjyqtarit Gjin Gjoni.

Sipas apelit të bërë nga prokuroria, vendimi i shkallës së parë, është i kundraligjshëm, pasi akuza është në pritje të një përgjigje me letërporosi nga Franca dhe Gjermania. Përgjigje kjo që do hedhë dritë mbi pasurinë e vënë nga gjyqtari i Apelit Tiranë Gjin Gjoni.

Aktualisht çështja ndaj tij është në proces pushimi, si pasojë e vendimit të gjykatës së Elbasanit.

Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)