“Dosja Habilaj” prej 460 faqesh përmban edhe disa përgjime të datës 6 maj të vitit 2015, ku Moisi Habilaj komunikon me dy italianë, me emrat GIULIANO dhe GRECO, të cilët kishin mbërritur në brigjet shqiptare rreth orës 1:00 të mëngjesit në bordin e peshkarexhës FATIMA për të ngarkuar rreth 900 kg kanabis. Baza e zgjedhur nga Habilaj ishte Porto Palermo ku banda e trafikantëve shqiptarë ndjehej e sigurtë.
"Rrini të qetë se këtu në det nuk ju kontrollon askush" u thotë Moisi Habilaj bashkëpunëtorëve italianë që sapo kanë mbërritur për të ngarkuar drogën. Guardia di Finanza italiane kishte montuar çimkat në bordin e peshkarexhës së nisur nga Catania duke regjistruar në këtë mënyrë të gjitha bisedat në bordin e saj.
Sipas përgjimeve ambientale të publikuara në dosjen italiane, është e qartë që Habilaj kishte mbështetje nga policia lokale, më saktë nga një inspektor detar në sallën qendrore të radarëve në Durrës, i cili kishte folur me një bashkëpunëtor të Habilajt, kur peshkarexha FATIMA ishte duke udhëtuar drejt brigjeve shqiptare dhe kishte hyrë brenda ujërave territoriale greke.
"Një mik i mikut tim është në bazën e radarëve në Durrës - shpjegon Moisiu - që aty shohin gjithçka, edhe peshqit. Më mori në telefon një polic që e kishin marrë nga Durrësi dhe më tha se peshkarexha është futur për 1 milje në ujërat territoriale greke. Duhet të bëni kujdes, nuk duhet të hyni në ujërat greke", këmbëngul trafikanti shqiptar me bashkëpunëtorët italianë duke treguar rrugën e saktë që duhet të ndiqnin për t'u kthyer në Itali.
MOISI HABILAJ: Tani që do ikësh, duhet të largohesh 2 milje që këtu, nga toka, dhe pastaj duhet te ecesh drejt... sapo të mbarojnë dritat tona...sepse tani sapo me mori polici dhe më shpjegoi, në mënyrë që të mos u afrohesh ujërave greke.... duhet të ecësh vetëm drejt, deri kur të mbarojnë dritat, sepse kur shkon rreth 6/7 milje larg nuk duken më dritat, duhet të ecësh edhe 2-3 milje dhe pastaj futesh...
Në te kaluar Shiu kishte denoncuar bashkëpunimin e trafikantëve edhe brenda bazës së radarëve në Durrës dhe ky përgjim që i përket majit të 2015, jep një konfirmim. Edhe pse nga biseda kuptohet se operatori i radarit në të vërtetë i ka kërkuar një sqarim policit që ishte bashkëpunëtori i vërtetë i trafikantëve, edhe pse duket se ka mohura të japë alarmin: në fakt peshkarexha italiane ishte futur në ujrat shqiptare pa asnjë autorizim dhe ka mundur të lëvizë lirshëm pa asnjë kontroll.
Moisiu në të njëjtin përgjim konfirmon edhe lidhjet e forta që ka me policinë lokale. Gjatë operacioneve të imbarkimit të drogës në Porto Palermo, të ndodhura gjatë natës, kalon në rrugë një patrullë policie që nuk ndërhyn
MOISI HABILAJ: E e pe furgonin e policise qe kaloi? Pak me pare? Jane te gjithe tanet ketu. Por mund te kete edhe ndonje tradhtar nuk i dihet.... sepse nuk dihet kush dreqin vjen e kush iken..., ne jemi te kompletuar, por se del ndonje bastard....
Atë natë peshkarexha Fatima ngarkoi në Porto Palermo 880 kile kanabis dhe dy kallashnikovë: Në operacionin e imbarkimit të drejtuar nga Moisi Habilaj morën pjesë edhe vëllai Florian Habilaj dhe nipi Klevi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj. I përfunduar pa probleme në brigjet shqiptare dhe pas një lundrimi të gjatë, peshkarexha ankorohet në portin e vogël siçilian të Ropostos, ku, një orë më pas Guardia di Finanza ndërhyn duke sekuestruar armët dhe drogën e duke arrestuar trafikantët italianë.
Përgjimi i plotë ambiental nga policia italiane
Peshkarexha FATIMA gjiate nate 6 maj 2015 ndaloi ne Porto Palermo me ne bord Giuliano Rosarion dhe Giusseppe Grecon. Ata flasin me ze te ulet me njeri tjetrin, kur me pas vjen edhe Moisi Habilaj.
Habilaj: Tani ne fillim furnizohemi me nafte
G: Po
Habilaj: Fillojme me bidonat
G: Po
Habilaj: perse nuk keni bidona ne anije?
G: Epo mire.
Habilaj: Epo Mire? Po pastaj do ti lesh te ngjiten ne anije?
R: Ku duhet te ngjitemi
Habilaj qesh
R: Duhet te nxitojme, duhet te ikim vella, duhet te ikim.
Habilaj: Po vella, ne duhet ti bejme gjerat sic duhen bere.
R: Degjo nje gje.
Habilaj: Me thuaj
R: Policia, kjo ketu .....eshte ne det tani?
Habilaj: keta tanet? Jane ne det, rri i qete.
R: Duhet ti informosh kur te dal ne det.
Habilaj: Rri i qete, ketu jeni si ne shtepi.
Moisi Habilaj - italianit: Policët janë tanët këtu
M: ... E pe furgonin e policisë që kaloi?... pak më parë?
R: Ah.. ai me drita të bardha... vërtetë?
M: Po... iku andej apo këtej?
R: Andej... ai që të thashë unë...është makina ... ai ishte i yni?
M: Si?
R: Ishte i yni?
M: Janë të gjithë tanët këtu! Po mund të dalë ndonjë by... nuk dihet!
M: Se nuk e dinë të gjithë këtë... prandaj të them se... duhet të rrimë 2 orë të ngarkuar me mutin sipër... 5 minuta "pam pam" dhe ike... këtu jam unë... jemi 6 vetë... 7 vetë...jemi ne 4 vëllezër... jemi sonte këtu... djali që ishte këtu doli tani nga "Piazza Lanza" (i referohet Sabaudin Çelajt)... nga një muaj ka dalë... ka dëlë nga arresti i shtëpisë... shkova dhe e mora... dhe e solla këtu... dhe dy nipat e mi ... nuk ka njerëz të tjerë këtu... nëse na ndodh ndonjë gjë e tillë 20 vetë minumumi janë të vdekur... minimumi (qesh).
Moisi Habilaj: Një mik na ndihmon në radarët e Durrësit.
M: Ai më telefonoi se është te salla... si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)... salla është në portin tjetër të kryeqytetit... ku janë... dhe më sheh çdo gjë... edhe ... peshqit sheh që aty... sepse është mik me një mikun tonë "po qysh?"... sepse e pyeti "ç'është kjo anije?" dhe ai u përgjigj "çfarë anije"... "pse është futur një milje në ujërat greke"
G: Çfarë i kishte thënë?
M: "Pse kjo anije... kjo peshkarexhë... është futur një milje... në ujërat territoriale greke"... nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë... ku dreqin ta di...
(...)
M: Tani që do të ikësh... duhet të largohesh 2 milje që këtu... nga toka... dhe pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka... gjithnjë drejt... derisa të zhduken dritat tona... sepse tani më mori polici që më tha... mos u afro në ujërat greke
R: atëherë unë... më ndiq... unë po dal këtej.
M: Merr djathtas.
R: Po iki kështu.
M: Po.
R: dhe të gjithë dritat që janë këtu ... bëj 2/3 milje.
M: Po... larg dritave... 2 milje...2
R: 2 milje.
M: Si... duhet të ecësh gjithmonë drejt.... kur të mbarojnë dritat sepse kur arrin në një pikë, pas 6/7 miljesh nuk duken më dritat, duhet të ecësh akoma 2/3 milje dhe pastaj futesh
R: Pastaj kthehem majtas.
M: Drejt Italisë... kuptove? ... nuk duhet të gabosh miku im
Dosja "Habilaj"
Një ditë më parë publikuan dosjen prej 460 faqesh të përgjimeve ambientale të grupit të drogës i cili kryesohej nga Habilaj. Gjatë bisedave Habilaj ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke theksuar se gjatë një muaji ai ka fituar 5 milionë euro nga trafiku Shqipëri-Itali.
Këto zhvillime kanë trazuar jo pak politikën, ndërsa një ditë më parë sollën edhe reagimin e kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që thonë dy kriminelët nuk të jetë provë vendimtare, ndërsa shtoi se është detyrë e institucioneve të zbardhin të vërtetën. Ndërsa vetë i akuzuari Saimir Tahiri tha se do jetë në dispozicion të hetimeve për çdo akuzë në ngarkim të tij. Ai tha se nuk ka asnjë lidhje me kushërinjtë e tij të 10-të, ndërsa pranoi se ka bërë vetëm një gabim, që iu shiti automjetin "Audi" në vitin 2013.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com