Dosja Habilaj përkthehet nga MD
dhe i kalohet Krimeve të Rënda

Prokuroria e Krimeve të rënda tashmë ka në dorë dosjen voluminoze prej 1.800 faqe të Habilajve të përkthyer në gjuhën shqipe.

Report TV ka mësuar se dosja e ardhur në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Katanias është përkthyer nga përkthyesit e çertifikuar të Ministrisë së Drejtësisë.Kjo ministri më datë 25 Tetor ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Dosja përmban të gjitha provat e përftuara në 4 vite hetime dhe përgjigje që prokuroria e Katania ka mbledhur për grupin kriminal të Habilajve.

Është pikërisht kjo dosje , e cila do të shërbejë në gjykatën italine kur të caktohet gjykimi i kësaj çështje.
Ndërkohë prokurorët e krimeve të rënda në Shqipëri do ta përdorin këtë dosje për llogari të hetimeve të nisura për aktivitetin dhe lidhjet e mundshme të Habilajve.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë, Aredin Shyti:

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë, Aredin Shyti: "E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha