Dosja "Habilaj", Tahiri: Rruga për
të vërtetën do vijojë deri në fund

Dosja të vërtetën do vijojë deri në fund
">
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkruar në Facebook, disa orë pas dëshmisë prej 150 minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzat në adresë të tij lidhur me dosjen "Habilaj". 

Deputeti i PS shkruan se do vijojë betejën për të vërtetën deri në fund për akuzat e trafikut të drogës me grupin e Habilajt dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. "Rruga per te verteten vazhdon, cdo ore, cdo dite...deri ne fund! Faleminderit te gjitheve", shkruan Tahiri në Facebook. 

saimir tahiri
(Postimi i Tahirit në Facebook)

Ish-ministri i Brendshëm u pyet sot nga dy prokurorë të Krimeve të Rënda, pas kërkesës së tij një ditë më parë, lidhur me akuzat për trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve. Tahiri kërkoi të pyetej për akuzat, ndërsa gjatë një deklarate për mediat pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u shpreh se do jetë në dispozicion të drejtësisë në çdo rast.

Ai kërkoi që çështjes të mos i jepet konotacion politik, pasi siç u shpreh deputeti socialist, beteja e tij tashmë është me drejtësinë dhe qytetarët ku duhet të provojë pafajësinë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur