Nga dosja e përgjimeve banda drejtohej nga Moisi Habilaj që qëndronte në Itali për të koordinuar trafikun me italianët dhe vëllai i tij, Florian Habilaj, që merrej me nisjen e drogës nga Shqipëria. Florjan Habilaj sipas burimeve jeton mes Vlorës dhe Fierit dhe është në kërkim ndërkomëbtar nga Italia.
Emri i Florian Habilajt është përmendur edhe në Parlament nga opozita. Sipas akuzave Florian Habilaj ka përdorur makinën e Sajmir Tahirit, ndërkohë që në dosjet e Guardia Di Financa përmendet në të gjitha përgjimey duke folur për trafikun e drogës në Itali me vëllain e tij Moisi Habilaj.
Ndërkohë Armand Sula gjithashtu është një emër i njohur i botës së krimit pasi në shkurt të këtij viti i është bërë atentat në Fier duke i vendosur tritol poshtë makinës. Ai ka qënë më parë në burg për trafik droge dhe sapo kishte dalë nga qelia në momentin që iu bë atentat. Armand Sula kishte rol kyç në koordinimin e trafikut.
Personi i tretë në kërkim, Sabaudin Cela është arrestuar në Itali në vitin 2014 pasi është kapur me një sasi prej 300 kg marijuanë. Në atë kohë u arrestua edhe Dritan Dervishaj, që gjithashtu përmendet në përgjimet e dosjes së autoriteteve italiane, që komunikon me Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë për trafikun e marijuanës drejt Katanias.
Nezir Seiti, personi i 4 i shpallur në kërkim, nuk rezulon me dënime të mëparshme, por kishte rol kyç në trafikimin e drogës drejt Italisë. Në dosjen e përgjimeve përmenden edhe një sërë emrash të tjerë që komunikonin me bandën shqiptaro-italiane. Mes tyre edhe Mariglen Alimuçaj, i cili është arrestuar më parë për trafik kokaine në Fier.
Pjesë e rrjetit që çonte dogë në Itali ishte edhe Tigrens Mezuraj dhe Limos Brahimaj thuhet në dosjen e përgjimeve.Erson Zhuka, i arrestuar pak kohë më parë për transportin e 3.5 ton kanabisi, është një tjetër emër që përmendet në dosje dhe që njihet me pseudonimin “Maloku”.
Enea Sula gjithashtu komunikon me bandën e cila merret me trafikun e drogës. Nga përgjimet këta persona flisnin edhe për kanabisin që ishte mbjellë në Shqipëri dhe për mënyrat se si do veprohej për dërgimin e marijuanës në Itali.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO


