TIRANE - Drejtori Juridik i Ministrisë së Mbrojtjes, Rezart Tërshana në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burg për dosjen “Gërdeci”. Denoncimi për mos arrestimin e titullarit të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, vjen nga deputeti i Partisë Socialiste, anëtari i Komisionit të Sigurisë, Pirro Lutaj, i cili në mbledhjen e djeshme ka denoncuar mungesën e Tërshanës si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes.
Tërshana ka qenë i pranishëm në mbledhjet e Komisionit të Sigurisë më datë 5 dhe 6 dhjetor, ku ka përfaqësuar Ministrinë e Mbrojtjes në funksionin e drejtorit juridik dhe ka munguar në seancën e djeshme më 11 mars.

(Foto, Tërshana në mbledhjen e Komisionit)
Por skandali thellohet ende më tepër, ku në 15 personat e shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit një ditë pas vendimit të gjykatës së apelit emri i Rezart Tërshanës nuk figuron në personat që duhet të vetëdorëzohen apo arrestohen nga policia.
Rezart Tërshana i pandehur në dosjen “Gërdeci”, ku humbën jetën 26 persona, fitoi pafajësinë në Shkallën e Parë të gjykimit, ndërsa gjatë apelimit, Gjykata vendosi ta dënojë me një vit burgim sipas kërkesës së prokurorisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com