Dhe pse Gjykata e Tiranës ka miratuar ekstradimin e tij për llogari të Italianëve, Nezzr Seiti, i njohur ndryshe si financieri i grupit kriminal “Habilaj”, do të qëndrojë në burg edhe 50 ditë të tjera. Këtë masë e ka vendosur dhoma penale e Tiranës këtë të enjte, kur skadoi dhe afati i vendosur më parë ndaj Seitit me 40 ditë, dy herë nga 20 ditë.

Ishte avokati i tij, Detar Hysi, që kërkoi lirimin e klientit ose ekstradimin drejt Italisë, pasi sipas Hysit, në Shqipëri s’ka asnjë provë që fakton përfshirjen e Seitit në trafik droge apo shkelje ligji.

Ndaj Nazer Seitit edhe Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg pa afat çka automatikisht deri në përfundim të hetimeve dhe procesit të nisur ndaj tij në Shqipëri bllokohet ekstradimi.

d.c./shqiptarja.com