Dosja me akuza për trukime nga UEFA,
Skënderbeu: Do e mbyllim me sukses

Dosja me akuza për trukime nga UEFA,<br />Skënderbeu: Do e mbyllim me sukses<br>
Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA që i kërkon UEFA-s që ekipi shqiptar të dënohet sipas nenit 43/3 me përjashtim për 10 vjet nga kompeticionet europiane si dhe me 1 milion euro gjobë për akuzën e trukimit të ndeshjeve. Klubi i Skënderbeut thotë se është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës, ndërsa po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shpreh sigurinë që çështja do të mbyllet me sukses.

Gjithashtu ekipi korçar në reagimin për mediat deklaron se “dokumenti i publikuar sot është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit”. Rekomandimi është marrë në datën 7 shkurt 2018 në një kohë kur Armand Duka rizgjidhej nga Asambleja e UEFA-s për një mandat të pestë në krye të FSHF. Sakaq, Armand Duka rezulton edhe sponsor te ekipi i Skënderbeut.

Shtatë herë kampionët e Shqipërisë akuzohen për trukime ndeshjesh në kompetecionet europiane. Skënderbeu është ekipi shqiptar më i suksesshëm në vitet e fundit. Edhe për sezonin 2017-2018, Skënderbeu mori pjesë në fazën në grupe të Europa League. Skënderbeu ndërkohë është në Arbitrazh për titullin kampion të Superiores vitin e kaluar, që i është hequr nga FSHF dhe i ka kaluar Partizanit. Dy vite më parë, ekipi që fitoi shtatë herë radhazi kampionatin shqiptar të futbollit, u përjashtua nga Champions League me vendim të UEFA-s, duke mos marrë pjesë për një vit në Kupat e Europës. 

Reagimi i plote i Skenderbeut
Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut.

Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së apelit, të komisionit të disiplinës dhe etikës në UEFA. Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut në bazë të nenit 34(3) të statutit të UEFA-s dhe jo një çështje e re kundër klubit.

Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të kodit të disiplinës së UEFA-s, gjithashtu ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore.

KF Skënderbeu është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të disiplinës.

Sektori juridik i KF Skënderbeu po ndjek proçedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë dhe shprehim sigurinë tonë që çështja do të mbyllet me sukses.

Faleminderit për mirëkuptimin

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City