Dosja në gjyq 'ikën' nga prokurori
krijohet gjyqtari i hetimeve

Dosja në gjyq 'ikën' nga prokurori<br />krijohet gjyqtari i hetimeve
Gjykata e Tiranës nis zbatimin e reformës në drejtësi duke krijuar strukturën e gjyqtarit të hetimeve paraprake. Nga 1 gusht 2017 të gjitha dosjet hetimore të prokurorëve do të kalojnë në filtrin e gjyqtarit paraprake i cili do të vlerësojë nëse një dosje duhet dërguar në gjyq dhe shtetasi i hetuar duhet marrë apo jo i pandehur duke ju komunikuar zyrtarisht akuza.

Fati i një dosje hetimore nga 1 gusht 2017 nuk do ti takojë më prokurorit të çështjes apo drejtuesit të prokurorisë së rrethit.

Me hyrjen në fuqi të kodit të procedurës penale, do të jetë gjyqtari i hetimeve paraprake që do të vlerësojë nëse një hetim është kryer në mënyrë ligjore dhe nëse personi ndaj të cilit janë kryer hetimet duhet marrë apo jo i pandehur për tu dërguar në gjyq.

Zbatimin e reformës në drejtësi e ka nisur tashmë gjykata e Tiranës e cila sic dhe shihni në urdhrin me nr.117 dt.10/07/2017 njofton se ka krijuar dhomat e gjykimit të ndara në ato civile dhe penale.

Sipas këtij urdhri të siguruar nga Report TV do të jenë 12 gjyqtarë penale në Tiranë të cilët do të vendosin për fatin e një dosje hetimore, përkatësisht Kujtim Vranici (Enkeljdi Hajro) Lazër Sallaku, Erjon Bani, Rexhina merlika, Altin Abdiu, Ardian Kalia, Albert Mece, Bledar Abdualluai, Artan Gjermeni, Sokol Tona, Oltjona Goxha dhe Besnik Hoxha.

Janë këta gjyqtarë të cilët sipas procedurës së ndarë në tre anekse do duhet të vendosin fillimisht caktimin e datës së seancës paraprake duke njoftuar prokurorin dhe personin e akuzuar, i cili në rast të mos paraqitje procesi do të zhvillohet në mungesë të tij.

Pas seancës paraprake gjyqtari magjistrat vendos të dërgojë çështjen në gjyq apo ta pushojë atë. Në rast të dërgimit të çështjes në gjyq siç dhe shihet në këtë aneks, gjykata çmon rrethanat e faktit dhe burimet e provave që u referohen.

E ndarë në etapa sipas vlerësimit të gjyqtarit paraprak një dosje e prokurorit për tu dërguar në gjyq duhet të përmbajë: formularin e akuzës, parashtrimin e faktit historik, rrethanat rënduese dhe lidhjen e shkeljes me personin e akuzuar, përligjen e saj në fakte e prova, paraqitjen e kërkesë për vijim gjykimi si dhe elementët vërtetues datën dhe nënshkrimin e magjistratit.

Ndërsa në rast të pushimit të akuzës së ngritur nga prokurori dhe mos dërgimit të çështjes në gjykim, prokurori ka të drejtë ti drejtohet gjykatës së apelit për të kundërshtuar vendimin e gjyqtarit paraprak.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë