Përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës, Sulejmani: Isha me 40 km/ orë, nuk më punuan frenat! S’kisha pirë drogë

Përplasi foshnjën dhe prindërit e saj te Rruga Kavajës, Sulejmani: Isha me 40 km/ orë, nuk më punuan frenat! S’kisha pirë drogë

Ajas Sulejmani dhe momenti i aksidentit

Masa për 39-vjeçarin Ajas Sulejmani, i cili përplasi me makinë çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha, do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 9:15 nga gjyqtara Rexhina Merlika. Vendimi pritet të merret në dhomën gjyqësore për të miturit, meqenëse i lënduar nga aksidenti ka mbetur edhe një e mitur tre muaj. 

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 39-vjeçarin, ndërsa do të përballet me një sërë akuzash ai shkelje e rregullave të qarkullimit me pasojë, drejtim te automjeteve në mënyre te parregullt nën ndikimin e drogës si dhe largim nga vendi i aksidentit.

Report Tv ka mësuar se Sulejmani i ka mohuar akuzat se ka përdorur drogë, ai ka kërkuar test përmes analizave të gjakut. Sulejmani ka thënë se nuk i kanë punuar frenat dhe se ka qenë me vetëm 40 km në orë.

“Nuk kam qenë shpejt. Kam qenë me 40 km/h. Nuk kam faj nuk punuan frenat e sistemi frenimit. Testi i drogës s’është real me bëni analiza gjaku. S’përdor kurrë drogë në jetën time për më tepër merrem me sport e palestër. Nuk u largova nga vendi aksidentit, çova vajzën në spital të dëmtuarit i ndihmuan kalimtarët. Skam asgjë tjetër për të deklaruar”, mësohet se ka thënë ai.  

Ajas Sulejmani, me G-CLASS-in e tij të zi kaloi me semafor të kuq dhe përplasi çiftin Vilma dhe Arjan Konomi në viza të bardha teksa me vete kishin edhe një foshnje 3 muajshe, e cila shpëtoi fatmirësisht pa asnjë lëndim. Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Vilma e Arjan Konomi paraqitet e qëndrueshme, ndërsa kanë dalë tashmë nga trajtimi intensiv.

Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 15/05/2022 00:39

    MASKARA DOLE NE TESTIN NGA POLICIA QE KISHE PERDORUR DROGE,,,DHE NUK FRENOVE FARE,,,,DUKESH NGA VIDEO....

    Përgjigju
  • Iris: 12/05/2022 01:10

    Interesant eshte fakti qe nga nje ane pretendon se s'ka perdorur asnjehere droge,nga ana tjeter kerkohej nga amerikanet per trafik droge !!

    Përgjigju
  • amir: 11/05/2022 20:07

    1) Sipas fletes se gjobes pronari rezulton frank becker qe ose eshte individ ose makina eshte me qira pastaj (per tu hap bythesh) 2) frenat punojne qe cke me te ,sidomos me 40 ne ore 3) para vijave te bardha o shok duhet te ulesh shpejtesine pothuaj fare 4)xhesti i largimit nga vendi i ngjarjes eshte me se paku xhest prej frikacaku ,a thua se jeta e vajzes tende (qe kishe ne makine dhe qe mendove se u vra) vlen me shume se jeta e foshnjes qe desh vrave 5) ti je per burg or mik se tipat si ty(qe jane shtuar ne tirane) vetem burgu i kalit qe ta vleresojne me shume lirine kur e kane. 6) edhe pas gjithe kesaj ti komplet pa turp genjen mbi cdo gje qe thua ,shenja te njerezve te vegjel frikacake dhe jo burra ... Vafsh prapa diellit se si duheni as dreqit ...bajga

    Përgjigju
  • Popull: 11/05/2022 19:00

    Po me 40km ne ore edhe kemben te nxjerresh nga makina e ndalon mor djale. Mendoj se mbas nja 3 muajsh do dali prape si zakonisht dalin te gjithe keta me leke. Edhe pastaj hyn ne fuqi shprehja e Konices:Shqiperi te Kam dhj3r3, ste kuptova asnje here.

    Përgjigju
  • Ana: 11/05/2022 16:00

    Ky dhe sikur te jete i pafajshem, vetem per fytyren qe ka duhet denuar me minimumi 15 vjet burg. Fytyre tipike arrogante, mendjemadhi, qe i bejne te gjjtha te zezat, qe hapen bythesh rrugeve te Albanistanit si vemje. Fytyre tipike e bastardeve qe ngacmojne femrat ne rruge e neper lokale qe konsumojne alkool e droge gjithe diten. Mjere ajo grua e femije. qe kane kete bastard per burre e per baba.

    Përgjigju
  • Beni: 11/05/2022 15:23

    Mire o zogu, meqe merresh me sport e palester Ku i more leket me ble 150 mije euro g klas, e vila e hotele.. Se prindrit tane punuan 45 vjet ne pune shume te mira Dhe ne po vazhdojme punojme Jemi me kredi akoma, kemi makine me cu kalamajt Ne shkolle e kopesht dhe me na cu ne pune! Apo do thuash jemi te pa afte ne !!!! O plere, ne jemi te ndergjegjshem nuk helmojme dynjane me droge Dhe nuk merremi me femra se kemi vajza e femije vete, Po ti gjasme me 3 vajza dhe merresh me 100 gjera, Pastaj kur ju vjen fundi, thone gjynah se kishte femije! Po ju skeni vlera, jeni kafshe te egra pa karakter e moral, mjer familja qe ju ka, se dhe ato 100 te zezat ju bejne sdo merren me ju ! Perfundimi juaj dihet, por te shkretet qe takohen me ju Se sa te ikni ju, ngelin disa deme ansore, ikin te pafajshem e kjo Eshte e pa falshme.

    Përgjigju
  • Hola hola: 11/05/2022 12:54

    Un e njoh personalisht por spo them qe e njoh mir nuk po them qe ka te drejt por esht plotsisht gabim pavarsisht qe instikti i shqiptarit eshte qe te ikesh veq dicka doja te thoja ket vetem kryeministri mun ta ndaloje sepse ska as prokuror as gjygjtar qe e ndalon.

    Përgjigju
    • Tosi: 11/05/2022 13:11

      Rekordin si i arrestuar e mori ai, po edhe nje denim do e marri, mbase jo te madh, por per nja 10-15 vjet, nuk shkel dot jashte Shqiperiese ky tipi, ta garantoj une, dhe pa u perfshire kryeministri fare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë