Dosja në SPAK/ Vëllai i deputetit të LSI Përparim Spahiu 13 makina me paratë publike për ‘qejf’, i dha tenderin e uniformave një mekaniku

Dosja në SPAK/ Vëllai i deputetit të LSI Përparim Spahiu 13 makina me paratë publike për ‘qejf’, i dha tenderin e uniformave një mekaniku

Përparim Spahiu dhe vëllai i tij, Ylli

TIRANË- Përpos përdorimit të makinave shtetërore për familjarët e tij, zbulohen detaje të reja mbi veprimtarinë abuzive të ish-drejtorit të Patentave, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI, Përparim Spahiu, gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare për periudhën 2013 – 2017, si përfaqësues i LSI-së. Në dosjen që ka përfunduar në duart e SPAK përfshihen edhe shkeljet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për blerjen e 13 automjeteve përmes një procedure të firmosur dhe iniciuar nga ish–drejtori i Patentave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se DPSHRR i ka blerë makinat në mënyrë të panevojshme dhe pa asnjë bazë, duke ngritur dyshime se Spahiu ka sajuar tendera, duke shpërdoruar fondet publike. 

Konkretisht, për blerjen e automjeteve për vitet 2014 dhe 2016, Spahiu nuk ka pasur në dispozicion kërkesat për nevojat e mjeteve, e cila është baza për fillimin e një procedure prokurimi. Ai ka vepruar në kundërshtim me urdhrin e Ministrit të Financave nr. 33, datë 11.07.2013 “Për gjurmët standarde të auditimit për prokurimin me vlerë të vogël dhe të lartë”. Më tej, janë konstatuar gjithashtu problematika në lidhje me dorëzimin e automjeteve, pamundësinë e operatorit ekonomik për të ofruar automjetet si dhe shtyrje e paargumentuar ligjërisht për lëvrimin e mallit.

Një tjetër shkelje e gjetur nga institucioni më i lartë auditues, i përket prokurimit të zhvilluar më 4 korrik 2014 ku në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik është hedhur procedura e prokurimit “Procedurë e hapur” me objekt: “Blerje uniforma për kontrollorët rrugorë”, me fond limit 9.034.110 lekë (pa TVSH). Kësaj here, ish-drejtori i Patentave ka lejuar që fitues i procedurës për blerjen e uniformave të jetë një kompani me objekt veprimtarie “Servis Makinash”. Ndërkohë, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, kërkohet që veprimtaria e operatorit ekonomik duhet të përputhet me objektin e procedurës së prokurimit.

Dosja voluminoze që sot gjendet në duart e prokurorëve të SPAK-ut, bazohet në gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku flitet jo vetëm për abuzime me tendera, por edhe vendosje në dispozicion të automjeteve shtetërore në shërbim të familjarëve të tij. Pak ditë më parë, u bë publike edhe se si ish drejtori i patentave, ka firmosur dy prokura në gjuhën shqipe dhe angleze, në mënyrë që automjetet e institucionit publik të përdoreshin nga vëllai i tij, deputet i LSI, Përparim Spahiu, për të udhëtuar jashtë vendit. 

Dy prokurat komprometojnë rëndë jo vetëm ish-drejtorin e Patentave Ylli Spahiun, por edhe vëllain e tij, Përparim Spahiun, në atë kohë deputet, të cilit Kushtetuta dhe ligjet ia ndalojnë në mënyrë kategorike të përfitojë nga pasuria publike, në çdo lloji forme. Megjithatë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka besuar Spahiu drejtimin e fushatës në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Deri më sot nuk kemi asnjë reagim publik nga Përparim Spahiu për përdorimin e makinave të DPSHRR për udhëtime jashtë vendit, përmes vëllait të tij drejtor, ndërsa vijon të kërkojë vota nëpër Tiranë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 12/02/2021 15:03

    Sekti naziskin i Jales ka mbledhur gjithe hajdutet, burgagjinjte, drogagjinjte, sharebajgat, horrat , me nje fjale llumin e shqiperise pra duhet ta cojme per skrap doktoreshen horoskopike leshelike me 25 prill. Nafije dybeku eshte ne lajthitje totale , e pate dje sa e deshperuar eshte nga braktisja qe po i ben antaresia. Perkrahja ne popull 0.01% , shkofte ne ferr gruaja me llapaqene, me e neveritur, me e urryer e planetit fallxhorja horoskopike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër