Nga hetimet e SPAK dhe zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, zbulohen pseudonimet që përdornin për t’iu referuar njëri-tjetrit gjatë komunikimeve me mesazhe.

‘Noizy’ është Gëzim Prendi, babai i Aleksandër, Andreas dhe Pjetri Prendit. Aleksandër Prendit i referohen me pseudonimin ‘Nusja’, Andrea Prendi thirret si ‘Q8’, si moderi i makins që ai kishte në përdorim ndërsa Pjetri Prendit thirret ‘Kapedani’. Ndërkohë Arsen Ceni, një person i afërm me ta, thirret si ‘Strategu’.

Pjesë nga dosja hetimore

Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri tjetrin si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë, dhe më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu” ashtu si është i regjistruar edhe në aplikacionin Ëhatsapp ku përdor numrin +3935004…., Andrea Prendi, përdorues i numrit telefonik +35569511…. është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i autoveturës Audi Q8 të cilën e ka në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni), Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy” ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Shkuan për të vrarë Aleksandër Prendin në 2024-ën, por u pritën me armë! SPAK merr të pandehur 3 anëtarët e grupit Bajri, në gjyq edhe objektivi