Dosja për kontrollin në MEK/ Dyshohet se MEK hakeroi 5 mijë kamera në Iran, publikuan video në Telegram nga trafiku në Teheran

Dosja për kontrollin në MEK/ Dyshohet se MEK hakeroi 5 mijë kamera në Iran, publikuan video në Telegram nga trafiku në Teheran

1687263135_mek.jpg

Në dosjen që Report Tv ka siguruar për vendimin e GJKKO për kontrollin në MEK, shkruhet se dyshohet se nga organizata “MEK” nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë kryer sulme kibernetike ndaj Republikës islamike të Iranit në periudha të ndryshme kohore si dhe ndaj institucioneve të shtetit Iranian. Konkretisht, si edhe në detajet e tjera që Report Tv ka përcjellë, grupi dyshohet se ka hakuar mbi 5000 kamera sigurie të organeve shtetërore iraniane dhe 150 faqe interneti që i përkisnin Bashkisë së Teheranit.

Madje, sipas procesverbalit, thuhet se në një kanal në telegram, grupi “Kryengritja deri në Përmbysje”, që dyshohet se është i lidhur me anëtarët e MEK në Shqipëri, kanë publikuar video në rrjetin social nga pamjet e sigurisë që kishin hakeruar nga Irani. Në postimin e bërë në Telegram shkruhej se ishin pamje nga kontrolli i trafikut në Teheran.

“Në postimin e bërë me datë 13.06.2022, ora 18:34 konstatohet një video e dyshuar e marrë nga kamerat e rrugëve në qytetin e Teheranit, në të cilën ka një mbishkrim me emërtimin "TEHRAN TRAFFIC CONTROL", shkruhet në dosje.


Lajmi kryesor:

Kontrollet në kampin e MEK, Report Tv siguron vendimin e GJKKO: Dyshohet se nga Manza u kryen 2 sulme kibernetike ndaj Iranit! Në hetim për provokim lufte


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit