Dosja "Kokaina", Genc
Xhixha ende i pazbulua
Personi, për të cilin policia dhe prokuroria kanë harruar të flasin për të vijon të jetë në drejtim të paditur. Genci Xhixha, i cili sipas të dhënave është parë edhe ne ambientet e brendshme dhe të jashtme të superlaboratorit të Xibrakës, ende nuk është sjellë në pranga policia edhe pse emri i tij është shpallur në kërkim që të nesërmen e operacionit.
TIRANE - Personi, për të cilin policia dhe prokuroria kanë harruar të flasin për të vijon të jetë në drejtim të paditur.
Genci Xhixha, i cili sipas të dhënave është parë edhe ne ambientet e brendshme dhe të jashtme të superlaboratorit të Xibrakës, ende nuk është sjellë në pranga policia edhe pse emri i tij është shpallur në kërkim që të nesërmen e operacionit.
Menjëherë pas hedhjes dritë mbi laboratorët e kokainës, të konsideruar si më të mëdhenjtë në Ballkan, emri i Genci Xhixhës u lakua si një person pa ndonjë rëndësi të veçantë në grup, por që policia kishte emrin e tij në listën e personave për ta arrestuar.
Burimet thanë se Xhixha, ka qenë në Shqipëri dhe madje kishte hyrë disa ditë më parë, ndërsa jetonte dhe banonte në vendet latine, nga ku dyshohet të jetë personi që ka kryer të gjitha lidhjet me kartelët e drogës atje.
Redaksia Online
(e.c/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3184
Votat totale janë unike