Tirane- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e tre të akuzuarve të dosjes së njohur me emrin “Xibraka”, mes të cilëve edhe nipi i diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, që kërkonin prishjen e vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda që i shpalli fajtor për trafik droge. Kërkesa e depozituar pesë vjet më parë, u shqyrtua në dhomë këshillimi nga një trupë me relator gjyqtarin Sokol Binaj, që ka vendosur mospranim duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
Nëntë të pandehurit e dosjes Xibraka, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.
Apeli i Krimeve të Rënda dënoi, Ermal Hoxhën me 6 vjet e 8 muaj; Ilir Hysenin me 8 vjet; kolumbianët Cesar Avila me 8 vjet; Valter Moreno me 8 vjet; Gentian Gjonajn me 7 vite e 8 muaj; Kelmend Dalipin 7 vite e 4 muaj; Sajmir Batkun me 8 vite e 8 muaj; Arjan Dalipin me 7 vite e 4 muaj si dhe Genci Xhixhan me 8 vjet e 8 muaj, ky i fundit u dënua në mungesë.
Grupi i drogës "Xibraka" u zbulua në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ku u sekuestrua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
Në kërkim u shpall Genci Xhixha, i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane që në datën 17.12.2014, për trafik kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
S.G/B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Veri-Jug’ në Çekin të Gramshit, një fshat mbi ‘supet’ e ish-uzinës mekanike të armëve
16 Shkurt, 14:27
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari
15 Shkurt, 07:46
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga '41-bis'
14 Shkurt, 16:04
-
Elbasan/ Kanosi me armë të riun një vit më parë, kapet në arrati 20-vjeçari i dyshuar (VIDEO)
14 Shkurt, 15:53
-
Klani i Suel Çelës/ Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu pretendon se është e sëmurë, betohen në GJKKO 2 ekspertët mjeko-ligjorë! Javën tjetër ekspertiza
10 Shkurt, 13:26
-
Elbasan, dhunoi gruan dhe tentoi të godasë me sëpatë djalin e mitur, arrestohet 49-vjeçari
10 Shkurt, 10:13
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i çantave dhe portofolëve në Elbasan
9 Shkurt, 13:39
-
Punonjësi i burgut të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, Klevis Qose: Çdo kontribut sado i vogël, vendimtar për jetën e Mentorit
9 Shkurt, 09:26
-
Makina përplaset me furgonin në aksin Cërrik-Gramsh, 3 persona të plagosur! Ndërhyn edhe zjarrfikësja, nën hetim një nga drejtuesit
7 Shkurt, 15:16
-
Elbasan/ Përplasi me makinë këmbësorin dhe u largua, arrestohet shoferi! Në pranga edhe pasagjeri, nuk kallëzoi rastin
7 Shkurt, 10:12