SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, një hetim i gjerë që lidhet me veprimtarinë e disa grupeve të strukturuara kriminale në vend ku në total janë kërkuar 127 vite burg e 6 muaj për 12 të pandehur.

Hetimet, të bazuara edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC, kanë çuar në ngritjen e akuzave për “sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “grup të strukturuar kriminal”. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar.

Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të pandehurin Emiljano Shullazi u kërkuan 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin 10 vite. Për Naim Stafukën u kërkuan 9 vite burg me gjykim të shkurtuar në 6 vite burg dhe për Blerim Abazin  10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Për Besian Xhixhën u kërkuan 10 vite burg, që kthehet në 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Enver Diva u kërkua të dënohej me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg, për Robert Laçin u kërkuan 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg dhe për Gjergj Cukalin 10 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 7 vite burgim.

Viktor Imeraj sipas pretencës u kërkua të dënohej me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg, për Satilno Bashon 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 muaj e 8 muaj burg, për Xhelal Rrajën 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg dhe për Miri Brulin 9 vite burg, me gjykim ta shkurtuar 6 vite burg.

Një nga episodet më të forta që përmendet nga prokuroria është tentativa për atentat ndaj ish-deputetit Arben Ndoka, e cila sipas hetimeve lidhet me përplasjet e brendshme dhe interesat kriminale. Ndërkohë, figura të tjera si Aldo Avdylaj shfaqen në dosje si pjesë aktive e atentateve dhe organizimit të tyre.

Sipas hetimeve të dosjes “Revanshi”, Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuku, bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë gjithashtu Durim dhe Valter Bamin. Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit në një atentat pranë Nesharakut në Tiranë.

Emiljano Shullazi, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Astrit Avdyli ka mbajtur në banesë një pistoletë pa leje. Bashkë me Miri Brulin, ndihmuan një person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri përmes liqenit të Shkodrës. Avdyli po ashtu, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe me Emiljano Shullazi, kanë mbajtur telefona brenda në qeli dhe kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë burgut për të porositur vrasje.

Alvo Avdylaj u arrestua 14 tetor të 2025-ës në një apartament të marrë me qira në zonën e ‘Liqenit të Thatë’ në Tiranë. Sipas SPAK, Avdylaj ishte drejtues dhe koordinator i grupit kriminal, ndihmës në krim ishte Enea Kume, ndërsa ekzekutor Alfred Doka. Vrasja e Bregut thotë SPAK u krye me porosi të Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje, pasi më herët viktima kishte tentuar të vriste nipin e tij Aldo Avdylin.

Ndërkohë në total, hetimi për këtë dosje përfshin 27 persona, mes tyre edhe Ervis Martinaj, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, i zhdukur prej vitit 2022, si dhe ish-deputeti Ndoka.

Në pretencën e shpallur, SPAK ka kërkuar:
Astrit Avdyli – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite
Emiljano Shullazi – 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite
Naim Stafuka – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Blerim Abazi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Besian Xhixha – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Enver Diva – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Robert Laçi – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Gjergj Cukali – 10.6 vite burg, zbret në 7 vite
Viktor Imeraj – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Satilno Basho – 10 vite burg, zbret në 6.8 vite
Miri Bruli – 9 vite burg, zbret në 6 vite
Xhelal Rraja – 9 vite burg, zbret në 6 vite

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. 

Lajm ne perditesim...