Dosja Skuka në Tiranë, vrau kunatin
pasi nuset i vranë të ëmën në Dibë

Është regjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosja ndaj Uran Skukës i cili akuzohet se vrau kunatin e tij pasi nuset i vranë të ëmën. Uran Skuka pritet të dalë para trupit gjykues më 30 korrik.

Uran Skuka i cili akuzohet për veprat penale të  “vrasjes për gjakmarrje” dhe “mbajtjes pa leje të municionit luftarak” dhe, nëse gjendet fajtor, rrezikon një dënim minimumi me 35 vite burg dhe deri burgim të përjetshëm.

Uran  Skuka, akuzohet si autor i vrasjes së Basri Nikollit, ishkunat i tij më 11 shkurt të këtij viti, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e nënës së tij, Naime Skuka, krim për të cilin akuzohen ishgruaja e tij, Hike Skuka dhe ish-kunata Xhemile Skuka. Ndërkohë në 15 shkurt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e kryesuar nga Halil Vani, ka vendosur masën “arrestit me burg pa afat” për Uran Skukën.

Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Po trafikonin 3,5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, 'Vortex' arreston 2 persona! Kontrolle edhe në Fier (EMRAT)

Vlorë/ Po trafikonin 3,5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, 'Vortex' arreston 2 persona! Kontrolle edhe në Fier (EMRAT)