Dosja/ SPAK: Berisha vuri në dispozicion shtetin për realizimin privatizimim e klubit Partizani në favor të Jamarbër Malltezit

Dosja/ SPAK: Berisha vuri në dispozicion shtetin për realizimin privatizimim e klubit Partizani në favor të Jamarbër Malltezit

1697993304_saliberisha.jpeg

Në dosjen e SPAK Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin pesë familjet ish-pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

Pjesë nga dosja e SPAK

"Në rastin konkret, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime  konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin pesë familjet ish-pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

Janë kryer veprime aktive nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative, me qellimin e ushtrimin e presionit dhe dhenien e urdhërave konkrete për veprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin procesin e privatizimit, në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.

Janë kryer veprime aktive nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkeshorti i vajzës së tij, te strukturave të ndryshme te administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij.

Perfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është vetë privatizimi i objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t'u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi

Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojen e ekzistencës së ambjenteve sportive, gje qe ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.

Perfitimi parregullt janë të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi nga shoqëria Homeplan sh.pk para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri dhe në funksion të realizimit te interesave të pesë familjeve ish- pronare, ku përfitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

 Po kështu, nga ana e këtij shtetasi nën hetim janë kryer kontrolle administrative, që kanë rritur presionin ndaj organeve respektive, për të vijuar me procedurat e privatizimit të pronave objekt hetimi.

Veprimet e mësipërme, përmbushin elementet e anës objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

 Perfitimi i parregulit në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi është materializuar në privatizimin e objekteve sportive, të cilave i është ndryshuar destinacioni dhe janë përdorur nga ana e këtij të fundit për përfitime materiale. Në këtë kontekst, përfitim i parregullt përfshin të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi nën hëtim Jamarbër Malltezi nga shoqëria Homeplan sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, dhe fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie dhe të shpërndara në vijim, të llogaritura në total janë në shumen 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. Vepra penale e mësipërme dyshohet se është kryer në bashkëpunim midis shtetasve nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, pikërisht për shkak të marrdhënies të posaçme ndërmjet tyre (dhender-vjehërr), ku i hetuari Sali Berisha ka kryer veprime për realizimin përfitimeve monetare të paligjshme të të hetuarit Jamarbër Malltezi, nëpërmjet funksioneve që ushtronte për shkak të detyrës së tij si Kryeminister i kohës.

Pavarësisht se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi nuk është subjekt posaçëm, marrëveshja e dyshuar e bashkëpunimit që ka pasur me funksionarin e lartë, ish Kryeministrin Sali Berisha, e përfshin atë në fushën e veprimit të nenit 260 të K.Penal.

Ndërsa, shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "Korrupsionit aktiv te funksionarëve të larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore parashikuar nga neni 245 i K.Penal, pasi është pikërisht ky shtetas, i cili në bashkëpunim me shtetasin nën hetim Jamarbër Malltezi, për arritjen e qëllimit, që ka qenë shfyrtëzimi territoreve sportive për realizimin e ndërtimeve, nëpërmjet shoqërisë Homeplan sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Po kështu, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi se kanë konsumuar elementet e veprave penale "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i K.Penal, pasi nga aktet dhe provat të trajtuara më sipër, deri në këtë fazë të hetimeve, krijohet dyshimi i arsyeshëm se: Shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi është paraqitur si investitor në kryerjen e punimeve për ndërtimin e bllokut tw banesave në zonat e privatizuara, ndërkohë që në të vërtetë nuk ka kryer asnjë investim, por ka kryer vetëm veprime financiare, transaksione të copëzuar, apo në cash, për të fshehur"


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Spak, ja ligjet që ndryshoi Sali Berisha për të favorizuar dhëndrin, Jamarbër Malltezi, në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ndalimi i Tik Tok-ut, Edi Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! Platforma nuk ka pse kërkon sqarime, duhet të mbrojmë fëmijët

Ndalimi i Tik Tok-ut, Edi Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! Platforma nuk ka pse kërkon sqarime, duhet të mbrojmë fëmijët