Në dosjen prej 200 faqesh që Report Tv disponon zbulohet dhe e gjithë skema si Jamarbër Malltezi arriti të privatizojë kompleksin “Partizani’ me ndihmën e vjehrrit të tij, Sali Berisha. Ky i fundit me funksionin e tij si kryeministër ka ndërhyrë për të ndryshuar dhe modeluar disa herë ligjin e kompensimit të pronave dhe të sporteve që do ti hapnin rrugë privatizimit dhe më pas ndërtimit të 19 kullave të cilat, sipas SPAK, do i jepnin ndër vite një fitim prej 5.4 milion euro.
Nga SPAK Berisha akuzohet se në cilësinë e tij si Kryeministër i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, "ka kryer veprime të materializuara nëpërmjet miratimit të akteve ligjore epo nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet ish- pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi, i cili kishte firmosur kontratë me këto familje për ti përfaqësuar e përfituar prej tyre."
Po kush veprimet konkrete që ka kryer Berisha për të favorizuar dhëndrin e tij?
Lëvizjet ligjore të ndikuara nga Berisha filluan pikërisht pasi Malltezi kishte marrë konfirmimin se prona do të kompesohej dhe se tashmë ishte firmosur kontrata për ndërtimin e kompleksit të kullave, ndërsa më 31 janar 2006 merr tagrin e përfaqësimit, nga trashëgimtarët ligjorë të familjeve pronare, - Haki Begeja, Nimete Bekteshi, Nusret Kaçurri, Kreshnik Begeja, Lirije Lika, Sanije Velo, Myzejen Ago, Ajete Sulstarova, Gezim, Hoxhire, Ednand, Syzi Begeja, Lımturi Çela, Sejdije Kurti, Meriban, Bashkim Kadiu, Teuta Malka, Elona, Xhimi Begeja - për t'u lidhur me firma ndërtuese apo përfaqësim në Komisionin e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Si u ndryshua plani rregullues i Tiranës
Sipas ligjit “Për urbanistiken”, KRRT-të e rretheve, bashkive e qyteteve të kategorisë së parë, të Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH, nuk kanë të drejtë të miratojnë ndërtim jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara në territore pronë publike te tilla si territore sportive, të përcaktuara në Rregulloren e Urbanistikës.
Por në 8 qershor 2006, kryetari i KRRT-së, Bashkia Tiranë miratoi kërkesën për ndryshim të destinacionit për rrugën “Frosina Plaku” dhe rruga e Planit Rregullues nga zonë sportive ne zonë banimi.
Më pas me vendimin e firmosur nga Sali Berisha në postin e kryetarit të KRRT më 21 Nëntor 2006 miratohet ndryshimi i planit rregullues të Qytetit të Tiranës në lidhje me zonimin funksional për disa zona të qytetit" ku përfshihet dhe zona me sipërfaqe 0.7 ha në Rrugën "Frosina Plaku", e cila ndryshohet nga "zonë sportive" në "zonë banimi".
Si ndryshoi ligjin e pronave ti kthejë pronarëve pronat e Klubit Partizani
Më pas 17 korrik 2006 me një ndryshim të ligjit, të propozuar nga Qeveria e Berishës miratohen ndryshimet në ligjin 9235 për pronat duke shtyrë afatin e aplikimit për kompesim deri më 1 tetor 2007.
“Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07. 2006, ndryshoi nenin 17 pika 1, duke sanksionuar se subjektet e shpronësuara për fitimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj, kanë të drejtë të depozitojnë kërkesa të reja deri në datën 1 tetor 2007. Ky ligj është botuar në FZ nr. 81 datë 02.08.2006 duke hyrë kështu në fuqi më datë 17.08.2006.
Ky ndryshim i dha mundësi pesë familjeve pronare Begeja, Alimehmeti, Saliaga, Vaqari dhe Llagami t'i drejtoheshin Agjensisë së Kthimit të Pronave, me kërkesa për kthimin e pronës të ndodhur në territoret e Klubeve Sportive (të Futbollit dhe Shumësportesh) Partizani” thuhet në dokumentin e SPAK.
Më pas ligji për "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" u ndryshua edhe dy herë, në të parin u lejua që pronat e Ministrisë së Mbrojtjes jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të privatizoheshin dhe në të dytin njihej e drejta e parablerjes ish pronarëve edhe në truall ku janë ngritur ndërtime të përhershme dhe të ligjshme në pronësi të pronarit shtet.
Kështu më 17 korrik 2006 miraton ndryshimin e nenin 6 dhe 8/1 të këtij ligji.
“Në vijim, Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07. 2006, sanksionoi në nenin 6, se Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës.....
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07. 2006, sanksionoi në nenin 8/1, se... u kthehet apo u kompensohet subjekteve të shpronësuara truall privat mbi të cilin janë ngritur ndërtime të përhershme dhe të ligjshme në pronësi të pronarit shtet, sipas rastit: a)Kur ndërtesat në pronësi të pronarit shtet nuk përdoren më për interes publik trualli i kthehet subjektit të shpronësuar, duke i njohur atij të drejtën e parablerjes së objektit në privatizim. Deri në privatizimin e objektit sipas këtij ligji shteti detyrohet t'i paguajë subjektit të shpronësuar çmimin e qirasë për truallin që ka në posedim sipas tarifave që zbaton për dhënien me qira të trojeve shtetërore të tretëve" thuhet në dosje
Sipas SPAK, në këtë kohë nuk rezulton se qartë nga vendimmarrjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm nëse prona me nr. 11 e identifikuar si Klubi i Futbollit Partizani, është apo jo në planin e përhapjes, madje një drejtori e ministrisë së Mbrojtjes kundërshtoi në Hipotekë kërkesën e ushtrisë për regjistrimin e pronës. Komanda Mbështetëse evidentonte se me gjithë ndërhyrjet e herë pas hershme në Hipotekë nuk është dhënë dokument pronësie pasi thuhej se ka mbivendosje dhe është në proces gjyqësor
Komanda Mbështetëse ndërpreu procedurën e regjistrimit të pronës dhe kërkoi me shkresën nr. 913/1 datë 20.03.2007 që Klubi i Futbollit Partizani" që kjo pronë të hiqej nga administrimi i Komandës Mbështetëse
Berisha ndryshon ligjin, merr në varësi Agjencinë e Kthimit të Kompensimit të Pronave
Më 17 korrik 2006, Këshilli i Ministrave nën drejtimin e Sali Berishës propozoi sërish ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës dhe ndryshoi varësinë e Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe krijoi Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave. Me mekanizma ligjorë Berisha ia mori Kuvendit dhe e vuri nën varësinë e Këshillit të Ministrave, pra në varësinë e tij direkte. Edhe organika, drejtuesit dhe struktura e AKKP-së përcaktohen me urdhër të kryeministrit me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe ishin totalisht në varësinë e Berishës.
Këshilli i Ministrave propozon ndryshimin e ligjit nr. 9235 datë 29.07.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e prones" të ndryshuar. Ligji mbi të cilin u miratuan këto propozime, konkretisht nr. 9583 datë 17.07.2006, ndryshoi varësinë e Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, ku anëtarët e tij që emëroheshin dhe shkarkoheshin nga Kuvendi, suprimohej, duke u krijuar sipas nenit 15, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si person juridik publik, ku mënyra e organizimit dhe e funksionimit të saj si dhe procedurat e mbledhjes, përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave,
Në dosjen e SPAK shkruhet se Kryeministri Sali Berisha, duke pasur në varësi Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, emëron në detyrë si Drejtoreshë të Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Justina Boriçi. Më pas me rekomandim nga lart Boriçi emëron drejtoreshën e Zyrës Rajonale të AKKP, Dhurata Hoxha (Çela), Altin Cenin në detyrën e specialistit në Sektorin Juridik e Tetis Lubonja në detyrën e përgjegjëses në sektorin juridik.
Më 17 janar 2007 nis procedura e kthimit të pronës dhe Tetis Lubonja dëshmon në SPAK se dosjet e kthimit të pronës të 5 familjeve u janë dhënë të parat për t'u trajtuar për rreth dy muaj nga inicimi i procedures respective.
Vetëm disa muaj pas kthimit të pronave me vendime që kanë marrë formë të prerë në muajin maj 2007, Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli miratoi privatizimin e terreneve sportive dhe objekteve të Klubit të futbollit "Partizani, duke i kërkuar që të përgatitet dokumentacioni për vlerësimin për kriteret dhe procedurat e shitjes" shkruhet në dosjen e SPAK.
Pikërisht në këtë kohë, Jamarbër Malltezi është caktuar përfaqësues edhe për trashëgimtarë të tjerë të familjeve pronare, shtetasve Nervit Hoxha, Raimonda Bekteshi që përfaqësohen nga Bashkim Bekteshi dhe vetë shtetasi Bashkim Bekteshi.
Manovrat në ligjin e sportit
Ndërkohë qeverisë i është dashur të ndërhyjë dy herë edhe në ligjin e sportit.
Në ligjin nr. 9376 datë 21.04.2005 "Per Sportin", neni 31 në atë kohë parashikonte kufizimin mbi destinacionin e objekteve sportive dhe destinacionin edhe pas privatizimit.
Prandaj pasi u miratua privatizimi i Klubit të Futbollit Partizani, Këshilli i Ministrave propozoi ndryshime, të cilat u miratuaran me ligjin nr. 9816 datë 22 tetor 2007. Kështu neni 31 ndryshon duke u parashikuar se Objektet sportive jepen me koncension por jo të privatizohen.
Megjithatë procedurat nuk u ndalën. Nga ana e tij ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli kishte ngritur komisionin e vlerësimit për privatizimin e klubit dhe më 26 dhjetor 2007 familjet pronare i drejtohen me një kërkesë për privatizim ministrit të Turizmit Ylli Pango. Në këtë kohë Jamarbër Malltezi caktohet përfaqësues edhe për trashëgimtarë të tjerë të familjeve pronare, shtetasve Nervit Hoxha, Raimonda Bekteshi.
Më 4 janar 2008 Ministri i Turizmit dhe Sporteve Ylli Pango, shprehet dakort dhe kjo shkresë i Drejtohet Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genci Ruli.
Në këtë periudhë që kanë ndodhur qoftë miratimi i privatizimit të Klubit Shumesportesh Partizani ashtu edhe procedurat në lidhje me këtë privatizim, si vlerësimi, shqyrtimi i dosjes etj, sipas nenit 31 të ligjit "Per Sportin' objektet sportive nuk mund të privatizoheshin por mund të jepeshin vetëm me koncension" thuhet në dosjen e SPAK
Çfarë ndodhi një ditë pasi ndryshoi ligji
Meqë neni 31 ndalonte privatizimin, për ta zhbërë edhe këtë pengesë qeveria e Berishës propozon edhe një tjetër ndryshim ligjor. Prandaj u vendos sërish ndryshimi i ligjit sipas të cilit lejon privatizimin dhe u miratua më 18 qershor 2008
Këshilli i Ministrave, me VKM nr. 906 datë 18.06.2008, e nënshkruar nga Kryeministri Sali Berisha, dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango, depozituar në Kuvend me nr. 2344 date 02.07.2008, ripropozon ndryshime në ligjin nr. 9376 date 21.04.2005 "Per sportin" të ndryshuar, ndryshime këto të miratuara me ligjin nr. 9963 date 21.07.2008. Sipas këtyre ndryshimeve, neni 31 rindryshohet në këtë mënyrë: Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me koncension, në përputhje me ligjin nr. 9663 date 18.12.2006 "Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit privat në shërbimet publike dhe infrastrukture" me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni. Ky ndryshim i fundit është botuar në FZ mě date 01.08.2008, duke hyrë në fuqi më datë 16.08.2008" shkruhet në dosjen e siguruar nga Report Tv.
Vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për propozimin e këtyre ndryshimeve, ekspertët Elbira Aliaj dhe Sali Preçi, përgatisin më datë 19 qershor 2008, raportin e vlerësimit për Klubin e Futbollit "Partizani".
Në këtë raport vlerësimi ata evidentojnë se nga matjet në terren, bazuar edhe në konfirmimin e Bashkisë Tiranë, sipërfaqja totale e truallit të pronës Klubi i Futbollit Partizan është 26 524 m2. Bazuar në shkresën e ZVRPP brenda sip totale të truallit prej 26 524 m2 kanë të regjistruar pronësi mbi truall familjet Alimehmeti, Begeja, Vaqarri që mbulojnë me këto pronësi sip totale 22 263 m2 dhe mbi sip prej 4261 m2, është pronar shteti. Pasur parasysh zonën, ekspertët kanë vlerësuar se, çmimi për 1 m2 truall është 26 787 lekë ose për të gjithë territorin 710 498 388 lekë. Pra sipas këtyre përllogaritjeve, për sipërfaqen prej 4261 m2, pronarët duhet të paguanin edhe shumën prej 114 139 407 lekë. Si referencë për vlerën kontabël është marrë ajo e pasqyruar në dokumentacionin e vënë në dispozicion e cila ka rezultuar nga rivlerësimi i fundit i bërë në vitin 1997. Shuma totale 720,607,168 lekë e cila është e ndarë ne vlera të veçanta: Ndërtesa (10,108,780 leke), Trualli (710,493,388 leke).
SPAK heton Sali Berishën për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin J. M., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Në dosjen e SPAK Sali Berisha akuzohet se në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin pesë familjet ish-pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
Pjesë nga dosja e SPAK
"Në rastin konkret, ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin pesë familjet ish-pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
Janë kryer veprime aktive nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative, me qellimin e ushtrimin e presionit dhe dhenien e urdhërave konkrete për veprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin procesin e privatizimit, në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.
Janë kryer veprime aktive nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkeshorti i vajzës së tij, te strukturave të ndryshme te administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij.
Perfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është vetë privatizimi i objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t'u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi
Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojen e ekzistencës së ambjenteve sportive, gje qe ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi.
Perfitimi parregullt janë të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi Jamarbër Malltezi nga shoqëria Homeplan sh.pk para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri dhe në funksion të realizimit te interesave të pesë familjeve ish- pronare, ku përfitues i drejtëpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.
Po kështu, nga ana e këtij shtetasi nën hetim janë kryer kontrolle administrative, që kanë rritur presionin ndaj organeve respektive, për të vijuar me procedurat e privatizimit të pronave objekt hetimi.
Veprimet e mësipërme, përmbushin elementet e anës objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Perfitimi i parregulit në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi është materializuar në privatizimin e objekteve sportive, të cilave i është ndryshuar destinacioni dhe janë përdorur nga ana e këtij të fundit për përfitime materiale. Në këtë kontekst, përfitim i parregullt përfshin të gjitha përfitimet monetare që ka marrë shtetasi nën hëtim Jamarbër Malltezi nga shoqëria Homeplan sh.p.k. para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, dhe fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie dhe të shpërndara në vijim, të llogaritura në total janë në shumen 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro. Vepra penale e mësipërme dyshohet se është kryer në bashkëpunim midis shtetasve nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha, pikërisht për shkak të marrdhënies të posaçme ndërmjet tyre (dhender-vjehërr), ku i hetuari Sali Berisha ka kryer veprime për realizimin përfitimeve monetare të paligjshme të të hetuarit Jamarbër Malltezi, nëpërmjet funksioneve që ushtronte për shkak të detyrës së tij si Kryeminister i kohës.
Pavarësisht se shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi nuk është subjekt posaçëm, marrëveshja e dyshuar e bashkëpunimit që ka pasur me funksionarin e lartë, ish Kryeministrin Sali Berisha, e përfshin atë në fushën e veprimit të nenit 260 të K.Penal.
Ndërsa, shtetasi nën hetim Fatmir Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të "Korrupsionit aktiv te funksionarëve të larte shtetërore ose të zgjedhurve vendore parashikuar nga neni 245 i K.Penal, pasi është pikërisht ky shtetas, i cili në bashkëpunim me shtetasin nën hetim Jamarbër Malltezi, për arritjen e qëllimit, që ka qenë shfyrtëzimi territoreve sportive për realizimin e ndërtimeve, nëpërmjet shoqërisë Homeplan sh.p.k. i ka siguruar shtetasit Jamarbër Malltezi dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.
Po kështu, gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi se kanë konsumuar elementet e veprave penale "Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 paragrafi i dyte i K.Penal, pasi nga aktet dhe provat të trajtuara më sipër, deri në këtë fazë të hetimeve, krijohet dyshimi i arsyeshëm se: Shtetasi nën hetim Jamarbër Malltezi është paraqitur si investitor në kryerjen e punimeve për ndërtimin e bllokut tw banesave në zonat e privatizuara, ndërkohë që në të vërtetë nuk ka kryer asnjë investim, por ka kryer vetëm veprime financiare, transaksione të copëzuar, apo në cash, për të fshehur"
Eh, si vijne koherat. Nje here Mbret, nje here hic. Po filloj te besoj ne Zot.
PërgjigjuPO VETEM SALIU KA VJEDHUR,,TE TJERET JOOOOO...NUK KA VJEDHUR NANO,,,MAJKO..JOOO..MEKSI,.META,,.JOOO..RAMA JOO NUK KA VJEDHUR ESHTE I NDERSHEM RAMA. ,,I LINTE RROGEN E VET SHOFERIT TE VET KUR ISHTE kryetar BASHKIE NE TIRANE...TE GJITHE KANE VJEDHUR KETA MASKARENJ SI TE MAJTE E TE GJOJA TE DJATHTE...POR SALIU EDHE KA VRARE E KJO E NGARKON DYFISH...SE ESHTE MUNDUAR TE FSHEHE VRASJET..ISHALLAH SPAKU NA PASTRON VENDIN NGA KETA PLEHRA....
Përgjigjuo arberor o kosovar i qelbur,..o pjelle e ndonje sp...me serbe..,,o malok i poshter,,edhe ti si saliu je,,mos hajde ne shqiperi
Ceshtja nuk eshte Saliu. Pas tre vitesh hetim SPAK akuzon ish Kryeministrin per miratim ligjesh (ne fakt kryeministri nuk miraton, as propozon, keshilli i ministrave po) dhe aktesh nen ligjore per privatizimin e nje pasurie perfitues i te ciles qe edhe dhenderi i tij. Nese SPAK kalon testin e proves ne procesin gjyqesor, dhente zoti, Saliu pleqeron ne burg. Porse jo tre vite hetim, por vitet e fundit, ndryshe nga Saliu qe mohon, ai me veprime aktive mbron, sulmon dhe justifikon miratim ligjesh, aktesh nenligjore madje me vendime ekstra ligjore me fuqine e ligjit nje veprimtari te organizuar kriminale qe, ndryshe nga Saliu, disa ministra dhe zv.kryeministrin i ka ne burg ose rruges per burg. Ne nje veprimtari te organizuar kriminale qe ende pastron qindra miliona euro te buxhetit te shtetit ne mes te dites!!! Pyetja eshte cfare ben SPAK per mega Saliun 2 ose ndryshe njohur si thonj papreri Rama???
PërgjigjuBerisha pervec korrupsion duhej te akuzohej dhe shperdorim detyre,sepse e perdori postin e tij per interesa te vetat e miqve te tij,ndrysho ligje e vendos njerez ne detyre,ky eshte shperdorim i paster detyre.Duket qe Berisha eshte sjelle si macja kur i varrin melcite ne qafe,ose me sakte si Ali Baba qe vendosi te ndryshoje ligjet qe te ndante me 40 hajdutet e tij pasurite e shtetit.Ky eshte vetem fillimi.
PërgjigjuPo mire ndryshuan ligje e VKM, por a jeni ne terezi o torollake se do patakset nje dynja e tërë me keto idjotesi! Ligji ndryshon po ligji ka karakter rregullator, qe do te thote qe ka efekt per te gjithe pronaret per te gjithe subjektet per te gjithe trashegimtaret qe ne shqiperi jane pa fund. E paska vene AKKP ne varesi te vet thote media kazanit qe ka gjithe dosjen e spak…ok….po sot a e dini qe eshte e njejta skeme funksionimi qe ATP eshte varesi kryeministrit dhe ministrit. Po ca jane keto idjotesira mor se habitet edhe kalamajte ne bark. Po mire po ai ligji FUSHA per shkaterrimin e Teatrit Kombetar qe firmosi nje parlament i gjithe nen rresht e nen diktat si i bie do futen burg gjithe ata kokpalaret e edi rames. Hajde shtet hajde tallje k.ri me orkester i thone kesaj.
PërgjigjuNje shenim per SPAK. Vendimin e asamblese se ortakeve re vitit 2014 per shitje aksione qe e kane deklaruar ne vitin 2018 QKB, eshte fallso, se ne ato vite duhet ta kishte bere pra noterit jo me vetem me firmat e ortakeve cdo vendim asambleje dhe kontrateb duhet te ishte me noter me vone me ligj ju heq kjo e drejte noterit qe vendimet e asamblese ju hoq e drejta e konfirmimit. Qkb ka bere gabim qe e ka pranuar. Ndryshimin
Me kete qe beri KAPS-i krijoi precedent per te burgosur Ramen, I cili vec me VKM ka qeveris e ka shujt faren pronave.
PërgjigjuSi mi u fsheh penecilina. Millonai beri ate qe burrat e gjithe sistemit te drejtesise ne keto 30 vjet, as nuk e mendonin dot. Burrneshe Enka, faleminderit qe hape deren e dites se pare te demokracise se vertete ne kete vend. Te jemi borxh
PërgjigjuEdvin shkjau shqipfolës e ka thën se ”s’keni parë gjë akoma” , Tani e them se i hapi i gjati varrin vetes së vet !
PërgjigjuMa kadal o Arbër, ma kadal