Dosja, SPAK: Irani "notë verbale" ministrisë së jashtme shqiptare: Tre skuadra terroriste u stërvitën në kampin e MEK në Manzë

Dosja, SPAK: Irani

1687260156_mek.jpg

SPAK në dosjen dorëzuar GJKKO ku kërkon marrjen e vendimit për kontroll të kampit MEK në Manzë të Durrësit evidenton se Republika islamike e Iranit ka kryer sulme kibernetike ndaj Shqipërisë. Institucionet e Shqipërisë janë prekur në vitin 20022 nga sulmet kibernetike, të cilat për pasoje kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave te policisë së shtetit dhe institucineve të ndryshme kritike.

Sipas të dhenave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga strukturat të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës MEK që prakitikisht janë opozita e regjimit Iranian.

Në dosjen prej 8 faqesh përmendet edhe nota verbale që ministria e Jashtme e Iranit ka përcjelle ndaj ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme ku flitet për tri skuadra terroriste të të arrestuara së fundmi dhe që zbulohet se janë stervitur në kampin e organizatës MEK në Durrës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu ka rezultuar se gjatë vitit 2022, shteti institucionet Shqiptare janë prekur nga disa sulme kibernetike të cilat për pasojë kanë sjellë çrregullime të veprimtarisë së përditshme të strukturave të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të ndryshme kritike. Sipas të dhënave ky sulm kibernetik dyshohet se mund të jetë kryer nga struktura të inteligjencës iraniane për faktin se në Shqipëri strehohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të organizatës së "MEK" që praktikisht janë opozita e regjimit iranian.

Me date 08.09.2022, Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si dhe u bë largimi i gjithe stafit diplomatik nga territori i Republikës së Shqipërisë. Nga monitorimi i burimeve të hapura (rrjete sociale) e në vazhdimësi ka rezultuar se gjatë fundit të vitit 2022, u konstatua një rritje e retorikës kërcënuese nga Repulika Islamike e Iranit dhe strukturave të Inteligjencës së tyre për të kryer sulme të mundshme, përfshirë edhe sulme me dron ndaj organizatës "MEK" me qëndrim prej disa vitesh në Shqipëri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike i ka përcjelle "Note Verbale" Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku ndër të tjera thuhet se sipas inteligjencës së besueshme dhe to dokumentuar e cila është siguruar nga agjencitë e sigurisë të Republikës Islamike Iraniane për tre skuadra terroriste të arrestuara së fundmi, është zbuluar se janë stërvitur në kampit të Organzitës se "MEK" ne Durrës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e të dhënave të siguruara nga policia gjyqesore, rezulton se organizata "MEK" dhe pjesetare të saj, të akomoduar në vendin tone, paraqiten objektiv i rëndësishëm për Iranin dhe përfaqësuesit e tj zyrtare në Shqipëri.

Rezulton se Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit ("MEK"), eshte krijuar në vitin 1965 si nje grupim revolucionar marksist-islamik. Ajo eshte krijuar nga nje grup studentësh të majtë të cilët kishin për qëllim rrëzimin e Shahut të Iranit. Kur Shahu u rrezua nisi një përplasje tjetër mes muxhahedinëve dhe fondamentalistëve të Ajetollah Khomeni që morën pushtetin. Ne fund të vitit 1981 shumë anëtarë dhe mbështetës të saj u larguan jashtë vendit dhe qendra e tyre kryesore e strehimit u be Franca. Në vitin 1986 levizja e zhvendosi bazën e operacioneve në lindje të Irakut deri në pushtimin e Irakut. Në këtë kohë u vendos që ata të mbaheshin në kampin "Ashraf", ish bazë ushtarake irakene. Më pas ata janë zhvendosur në kampin "Liria" jashtë Bagdatit. Për shkak të pasigurisë për jetën lindi edhe nevoja e zhvendosjes së tyre nga Iraku drejt vendeve të tjera, mes të cileve ishte dhe Shqipëria.


Lajmi kryesor:

Kontrollet në kampin e MEK, Report Tv siguron vendimin e GJKKO: Dyshohet se nga Manza u kryen 2 sulme kibernetike ndaj Iranit! Në hetim për provokim lufte


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur