TIRANË - Gjykata e Posaçme ka veçuar çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.
Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit Sky Ecc.
Nga ana tjetër gjykata ka veçuar dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim. Çështja për ta u pezullua për një vit.
Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.
Sipas SPAK, të dyshuarit kanë ndërhyrë, marrë ryshfet dhe dhënë ryshfet funksionarëve të drejtësisë në 8 çështje penal, 4 nga të cilat të lidhura për dosjen “Toyota Yaris” që kur dosja ishte te Prokuroria e Krimeve te Rënda e me pas kur ajo shkoi në Gjykatën e Tiranës në hetimet paraprake e deri te hetimet pasurore ndaj personave të akuzuar.
Gjithçka është zbuluar nga komunikimet ne SKY ECC dhe Enchro chat, ku mësohet se vetëm prokurori Aurel Zarka ka pasur 4 kode, ku komunikonte me Dautajn, edhe kjo me llogari të saj në platforma komunikimi.Mes çështjeve të tjera ku ka ndikuar prokurori është edhe ajo për hetimin pasuror ndaj Suel Çelës, i nisur nga operacioni “Forca e Ligjit”. Këtu kryeprokurori i Vlorës ka tentuar të ndikojë të prokurorët në Prokurorinë e Posaçme.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.3%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
7.2%
Vota total: 292
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK shtyn për të tretën herë hetimet për ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, akuzohet për ‘Pastrim parash’ dhe ‘Fshehje të pasurisë’
26 Mars, 11:06
-
Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
25 Mars, 19:40
-
Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?
25 Mars, 19:12
-
Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje
25 Mars, 15:26
-
Frrok Çupi: Çfarë s’dëgjon njeriu!…, Parti Demokratike në Vlorë!?
25 Mars, 14:57
-
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
25 Mars, 13:04
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47
-
E rëndë në Vlorë/ 40-vjeçari drogon 3 shoqe të mitura, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren! Vihet në pranga (EMRI)
25 Mars, 09:34
-
Moti i keq/ Era e fortë shkakton probleme në Vlorë, rrëzohen pemë dhe shtylla elektrike
24 Mars, 14:10
-
Anila Rezhda: Klodiana Lala ose eksitimi i frikshëm, antiligjor ndaj të paraburgosurve/burgosurve
24 Mars, 13:08
-
Edhe Alibeaj i bashkohet ‘trendit’ të videove në rrjetet sociale, shfaqet me dy vajzat para SPAK
24 Mars, 12:00