Një aferë korruptive me 500 lekë të reja ndaj një polici rrugor, e kryer nga korçari me iniciale E.N., ka çuar këtë të fundit si të pandehur para gjykatës së SPAK-ut, duke e dënuar me 40 orë punë të detyrueshme, për interesin publik. Dosja e korrupsionit që po flasim, është e denjë për të futur SPAK në rekordin “Guinness”, pasi kjo prokurori ka hetuar dhe marrë të pandehur, E.N. nga Korça, për akuzën e “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

I riu është arrestua në qytetin e Korçës, pasi u kap teksa i ka dhënë një polici rrugor, shumën prej 5 mijë lekë të vjetra. Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është inicuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë. Në vendimin përfundimtar gjykata thotë se: "…shuma e parave e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një kartëmonedhë 500 lekëshe, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit…”. Ky është dënimi i radhës i qytetarëve të korruptuar që ka dhënë SPAK, për akuzën e korrupsionit. Këto dosje penale, e kanë kthyer punën e këtij institucioni në qesharake, pasi të gjithë çështjet e korrupsionit i kanë kaluar për hetime kësaj organike.

Ky dënim i E.N. vjen pas një tjetër 'sukses' i SPAK-ut. Dy ditë më parë një tjetër dosje penale e  Prokurorisë së Posaçme SPAK, përfundoi me dënimin e Rigels Ymerit.

Ai u dënua me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie.