Dosjet e pluhurosura në Gjykata, Goci: Askush nuk mban përgjegjësi! Avokati Braho: 37 mijë dosje stok, duhet një reformë e re

Mali i dosjeve në gjykata vjen për shkak të vakancës së krijuar nga procesi i vettingut dhe harta e re gjyqësore. Kështu u shpreh avokati Ledio Braho në emisionin Përballje në Report Tv, drejtuar nga gazetarja Besmira Pelushaj. 

Ndërsa pedagogu Ervin Goci tha se reforma e miratur me konsensus nga palët “shpartalloi” drejtësinë dhe sot askush nuk mban përgjegjësi.

Në emision erdhi edhe dëshmia e një pensionisteje nga Tirana e cila prej më shumë se 5 vitesh endet dyerve të gjykatave për një çështje pensioni dhe ende procesi nuk ka nisur ne gjykatën e Apelit.

Një raport i fundit ngre sërish shqetësimin per numrin e lartë të dosjeve që janë plururosur në gjykata dhe që spas avokatit Braho arrijnë në 3 mijë të tillë.

Zgjidhja sipas Brahos dhe Gocit do të ishte amendimi i ligjit me konsensus për të plotësuar boshllëqet e krijuara që i zvarrisin proceset në vite duke tejkaluar afatet e arsyeshme te përcaktuara nga ligji.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja