TIRANE - Një përfaqësi e ish-të përndjekurve politikë janë takuar ditën e sotme me Presidentin Bujar Nishani, ku në fokus të takimit ishte procesi i hapjes së dosjeve të ish-regjimit komunist.
Pas takimit të zhvilluar në ambientet e Presidencës, ish-të përndjekurit thanë për mediat, se në diskutimet e tyre me Nishanin, morën miratimin jo vetëm për procesin e hapjes së dosjeve përmes ligjit të lustracionit, por edhe të dënimit të krimeve të komunizmit.
Sipas tyre, kremtimi i 25 vjetorit të ndërrimit të sistemit nuk mund të bëhet pa hapjen e dosjeve, dhe dënim të krimeve të komunizmit. Ata i bënë edhe një thirrje Kryeministrit Edi Rama që Rilindja e vendit të nisë pikërisht nga kjo kërkesë e tyre.
“Ne kërkuam që të kremtohet 25 vjetori i ndërrimit të sistemit, dhe të bëhet sicc i ka hije duke dënuar krimet e komunizmit, dhe për t’u hapur jo vetëm dosjet, por nuk mund të ketë vetëm hapje dosjesh por edhe dënim të krimeve të komunizmit. Gjatë takimit, Presidenti tregoi edhe një herë që është burrë shteti dhe ka sensibilizimin për hapjen e dosjeve. Dosjet të hapen me ligj lustracioni, dhe të dënohen krimet, dhe jo vetëm thjesht penalizmi individit por edhe përmes dënimit të krimit të komunizmit. Iniciativa e Presidentit duhet të përkrahet nga të gjithë. Le të fillojë rilindja me dënimin e krimeve të komunizmit, dhe nderimin e shqiptarëve. Ne do të kemi takime të tjera me zotin President, por sot i bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kremtojë 25 vjetorin e ndërrimit të sistemit më shumë se 70 vjetorin e vendosjes së sistemit komunist, sepse pa ndërrimin e sistemeve nuk do të ishte as ai Kryeministër.” thanë ish-të përndjekurit
Ligji për hapjen e dosjeve, ka marrë edhe miratimin e Presidentit të vendit Bujar Nishani i cili theksoi se kurdo ky ligj të miratohet në Kuvend, ai do të jetë i gatshëm që ta dekretojë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
10.5%
-
Dështim
84.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 524
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rikthim në normalitet/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren për të pastruar atë çfarë la pas protesta e opozitës (VIDEO)
7 Tetor, 22:46
-
FOTOLAJM/ I maskuar dhe me molotov në dorë, ja militanti i Berishës që sulmoi Bashkinë e Tiranës
7 Tetor, 22:38
-
Erdogan vizitë zyrtare të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
7 Tetor, 22:36
-
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla
7 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan
7 Tetor, 22:28
-
Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?
7 Tetor, 22:20
-
Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konform ligjit! 3 policë ende te Trauma
7 Tetor, 22:14
-
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant
7 Tetor, 22:14
-
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës
7 Tetor, 22:05
-
Protesta e dhunshme e Opozitës, Policia shoqëron 3 të dyshuarit e parë! Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda shkojnë te Trauma, vizitojnë policët e plagosur (VIDEO)
7 Tetor, 22:02
-
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur
7 Tetor, 21:57
-
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve
7 Tetor, 21:54