Doza ditore e fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës

Doza ditore e fibrës që ju duhet kundër sëmundjeve të zemrës

Fibra është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin.

Ushqimet e pasura me fibër ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru, problemeve me tretjen e të tjerë.

Fibra mundet të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës.

Fibrën e gjejmë në dy lloje: të tretshme dhe të patretshme. E para ndihmon në uljen e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. E dyta përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin.

Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet këshillojnë konsumimin e 25 deri ne 30 gramë fibër në ditë, të përfituar nga ushqimet dhe jo nga suplemente.

Për sa i përket frutave dhe perimeve, sugjerohet që të konsumohet deri në 4-5 lloje të ndryshme në ditë pasi kanë nivele të larta fibre.

Ndërkohë mjekët këshillojnë që të konsumoni të paktën një lloj drithi të plotë, siç janë orizi kaf, tërshëra apo buka integrale, në ditë.

Ushqimet e pasura me fibër

Bizelet

Bizelet janë shumë të mira për shëndetin falë përmbajtjes së madhe të fibrës. Gjysmë gote me bizele përmbajnë 3-4 gramë fibër. Përveç saj, bizelet përmbajnë proteinë dhe shumë vitamina dhe minerale si fosfori, kalciumi, apo mangani. Për më tepër, bizelet përmbajnë pak yndyrna.

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë të pasura me fibër, të tretshme dhe të patretshme. Ato përmbajnë një sasi domethënëse proteinash dhe përbëjnë një burim të shëndetshëm bimor të saj. Thjerrëzat përmbajnë folat, magnez, hekur dhe zink. Për më tepër, ato ofrojnë antioksidantë siç janë vitaminat A dhe C.

Fasulet

Fasulet janë të pasura me  fibër të tretshme dhe të patretshme. Gjysmë gote me fasule përmban deri në 7 deri në 8 gramë fibër. Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, vitaminë B6, thiaminë, acid pantotenik dhe niacin. Këto bishtajorë ofrojnë disa minerale si mangani, hekuri, folati, magnezi, kaliumi dhe fosfori.

Angjinarja

Angjinarja është e pasur me fibër por jo vetëm kaq. Angjinarja është një nga burimet më kryesore të fibrës, inulina që shërben si probiotik. Ajo ofron edhe vitaminat A, C, E, B dhe K, kalium, kalcium, magnez, hekur, bakër, dhe fosfor. Për më tepër, angjinarja përmban pak kalori.

Avokado

Avokado është një ushqim kremoz dhe i pasur me fibër që duhet ta konsumoni patjetër. Avokado përmban yndyrna të shëndetshme, vitaminat B C, E dhe K, por edhe bakër, hekur, fosfor, proteinë dhe folat.

Mjedra

Mjedra është tejet e pasur me fibër, një pjesë e tretshme në formën e pektinës që ul kolesterolin. Një gotë me mjedra ka rreth 8 gramë fibër. Këto fruta të vogla pylli janë të pasura me vitaminën C, kompleksin e vitaminave B, mangan, bakër, magnez dhe hekur. Ato përmbajnë pak kalori.

Tërshëra

Tërshëra është një burim i shkëlqyer i fibrës, sidomos asaj të tretshme e njohur si beta-glukan që ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sheqernat në gjak dhe kolesterol.

Tërshëra është një nga drithërat më të shëndetshme në planet.

Ajo është plot e për plot me proteina dhe ushqyes si hekuri, magnezi, seleniumi, folati dhe acidet yndyrore Omega-3. Tërshëra përmban edhe fitoushqyes dhe antioksidantë.

Bajamet

Bajamet janë një ndër arrorët më të shëndetshëm, të pasur me fibër të tretshme dhe të patretshme. Ato kanë një profil të pasur ushqyesish. Ato përmbajnë proteinë, vitaminë E, mangan, magnez, bakër, vitaminë B2 dhe fosfor.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë